LAJMI I FUNDIT:

Flokët, muzika dhe rinia, Kurti: Nuk e kam në plan të rrisë më flokët e gjata

Flokët, muzika dhe rinia, Kurti: Nuk e kam në plan të rrisë më flokët e gjata
Foto: Arkiv

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur për rininë e tij, muzikën e sportin dhe tema të tjera.

Ai në emisionin “Metropol”, në Radio Kosovë ka thënë se në rininë e tij, ‘roku alternativ irlandez’ ka qenë shumë i rëndësishëm për rininë e Kosovës.


“Ne, si fëmijë, kemi qenë politikë”, theksoi i pari i qeverisë së Kosovës.

Kurti tha se nuk ka në plan që të lëshojë flokët e gjata.

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me flokët e gjata

Shefi i ekzekutivit ka folur edhe për sigurinë në trafik.

Ai ka ftuar shoferët që të kenë kujdes në trafik, për shkak të rrezikshmërisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për punët që është duke i bërë në qeveri.

Një problem, sipas tij, është inflacioni në Kosovë, që është prezent edhe në vende të tjera.

Sa i përket rrugëve në Kosovë, Kurti theksoi se janë duke punuar në to, duke përmendur rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Kurse për Autostradën për Gjilan, tha se janë zgjidhur problemet.

Ai tha se edhe rruga Prishtinë-Podujevë është në proces dhe me shpronësimin e pronave do të ecë procesi me qasje të re.

Kurti, për inteligjencën artificiale nuk është shumë optimist, duke i marrë për bazë pritjet e njerëzve.

Shefi i ekzekutivit, ka folur edhe për diasporën e Kosovës, e cila është shumë e rëndësishme për vendin. /Telegrafi/

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me flokët e gjata