LAJMI I FUNDIT:

Për masat shtesë të reciprocitetit, Kurti: Serbia ka ndërruar qasje…, i kundërvihemi me masë reciproke

Për masat shtesë të reciprocitetit, Kurti: Serbia ka ndërruar qasje…, i kundërvihemi me masë reciproke

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar  vendimet që i ka marrë në mbledhjen e mbrëmshme Qeveria në detyrë, ku janë marrë masa shtesë të reciprocitetit ndaj Serbisë, është shkarkuar Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova” Sh.A. dhe janë marrë edhe disa vendime të tjera.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se pse është marrë vendimi për futjen e masave të reja në reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke”, ka shkruar Kurti, duke arsyetuar edhe vendimet e tjera të marra në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Në mbledhjen e 37-të të Qeverisë, mbrëmë, morëm 6 vendime:

1. Reciprociteti me Serbinë

Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës.

2. Bordet

Kemi vazhduar shkapjen e Ndërmarrjeve Publike nga keqpërdorimi. Mbrëmë, u shkarkua Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova” Sh.A. Qeveria e ka bërë shkarkimin e tij për shkak të shkeljeve që janë konstatuar, dhe ku i cili e ka lejuar keqpërdorimin e pronës dhe dëmtimin e mjedisit. Bordi i ri ka këtë përbërje:

– Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor;

– Luan Matoshi, drejtor;

– Miranda Zherka, drejtore; dhe

– Urim Gashi, drejtor.

Gjithashtu, z. Shpend Gjugja është emëruar drejtor në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.

3. Lotaria e Kosovës

U miratua vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020.

4. Vettingu

U miratua vendimi për vazhdimin e afatit të paraparë për paraqitje të raportit nga Grupi i ekspertëve të pavarur për hartimin dhe përgatitjen e parimeve për reformën e Vetingut në sistemin e drejtësisë, deri më 10 korrik 2020.

5. Kredi

U miratua nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”. Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite.

Vazhdojmë…”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur një mbledhje online në orët e vona të së shtunës, ku ka marrë vendim për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit, si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Qeveria e Kosovë vendos masa të reja të reciprocitetit tregtar ndaj Serbisë
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovë vendos masa të reja të reciprocitetit tregtar ndaj Serbisë

Sipas njoftimit të Qeverisë, plotësim-ndryshimi i vendimit të mëhershëm për marrëdhëniet tregtare me Serbinë, nënkupton ndalimin e dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq,  duke thënë  se kjo është e papranueshëm për Serbinë.

Daçiq: S'ka dialog me Kosovën pa heqjen e masave të reciprocitetit
Lexo po ashtu Daçiq: S'ka dialog me Kosovën pa heqjen e masave të reciprocitetit

Shefi i diplomacisë serbe  tha se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun derisa këto masa nuk shfuqizohen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori