LAJMI I FUNDIT:

Kurti paralajmëron reformë të thellë në Qendrat për Punë Sociale: Është prioritet i qeverisë

Kurti paralajmëron reformë të thellë në Qendrat për Punë Sociale: Është prioritet i qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar reformë të thellë të Qendrave për Punë Sociale në vend.

Këtë e bëri të ditur Kurti, në konferencën e dytë nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale.


Kurti po ashtu tha se prioritet i Qeverisë së Kosovës është mbrojtja sociale e qytetarëve.

“Realizimi i Ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të mbrojtjes sociale, kërkon angazhim aktiv të punonjësve social. Punonjësit social me angazhimin e tyre të përditshëm i mbështesin qytetarët në ballafaqim me problemet sociale dhe në tejkalimin e tyre. Njëkohësisht i shërbejnë edhe vendit, për të përparuar në aspektin social”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se përmes shtimit të kapaciteteve janë duke synuar fuqizimin e këtyre qendrave, përcjell Telegrafi.

“E kemi projektligjin për shërbime sociale, i cili parasheh reformë të thellë të qendrave për punë sociale. Për këtë kemi bashkëbiseduar me shumë nga ju në takimet e mëhershme. Grupi punues po bën një analizë të detajuar të gjendjes në këto qendra, në raport me kapacitetet njerëzore dhe profesionale. Bashk po synojmë fuqizimin e qendrave përmes shtimit të kapaciteteve, obligimin për profesionalizimin e stafit në përputhje me obligimet e qytetarëve. Qeveria jonë krahas politikave zhvillimore e ka prioritet mbrojtjen sociale me programe adekuate dhe sidomos të qëndrueshme dhe afatgjate”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori