LAJMI I FUNDIT:

Kurti-opozitës: Nëse i keni rënë pishman për marrëveshjet e dëmshme në dialog, ejani të punojmë bashkë

Kurti-opozitës: Nëse i keni rënë pishman për marrëveshjet e dëmshme në dialog, ejani të punojmë bashkë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm që në çdo kohë të diskutoj me opozitën për parimet e qëndrimet karshi dialogut me Serbinë.

Ai tha se pjesa më e madhe e punës e energjisë së tij në dialog do të shkojë për të zhbërë marrëveshjet e dëmshme që janë bërë nga pozita e mëparshme.


“Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, po hajde të pajtohemi karshi politikës ndaj Serbisë. Në secilën ditë të javës, e secilën orë të ditës, jam i gatshëm të takohet i cili nuk pajtohet me parimet e qëndrimet tona karshi dialogut dhe ka propozime tjera se si ta mbrojmë interesin e Kosovës. Mos harroni se ju që keni qenë në pushtet keni bërë një trashëgimi që na ka ngelur neve. Pjesa më e madhe e punës dhe energjisë sime në dialog është zhbërja e dëmit që e keni shkaktuar ju”, tha Kurti.

Ai ftoi opozitën të bashkëpunojnë, nëse janë penduar për marrëveshjet e dëmshme të bëra në të kaluarën.

“Marrëveshjen për Asociacionin, Fusnotën, e marrëveshje të tjera të dëmshme që na i keni lënë trashëgimi. Nëse i keni rënë pishman për këto marrëveshje e me sa ju kam dëgjuar, e shpresoj që po, atëherë ejani të punojmë së bashku që t’i përmirësojmë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori