LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike

Kurti: Nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka deklaruar sërish se nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike dhe kjo është definuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu është përgjigjur mëngjesin e së enjtes, kryeministri Albin Kurti, derisa ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan Philip Kosnet.


Ky i fundit të mërkurën ka thënë se Kosova e ka detyrim të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti ka deklaruar se Kosova e ka një asociacion të komunave dhe ky është funksional.

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015″, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se janë për të drejtat e të gjitha pakicave, kundër margjinalizimit apo diskriminimi.

Më tej ai ka thënë se kërkesa të tilla po vijnë nga politikanët dhe fqinjët veriorë.

“Kërkesa për asociacion etnik e cila ka tash e gati një dekadë që mbahet aktuale nuk më duket që vie nga njerëzit e thjeshtë. Por nga politikanët e fqinjët tonë veriorë”, ka deklaruar ai.

Ambasadori amerikan, Philip Kosnet të mërkurën ka thënë se Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e po ashtu që shtetet kanë detyrim që rë respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori