Kurti: Nuk kam probleme me Osmanin e askënd nga LDK, por s’mund ta di si votojnë deputetët e LVV-së

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në një konferencë për media është pyetur nëse ka ndonjë problem me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.
Ai tha se nuk ka asnjë problem me asnjë kandidatë që vjen nga LDK por nuk garanton për 66 votat e deputetëve të LVV.
“Ata (LDK) vetëm le të sjellin 15 apo 14 nënshkrime. Ne ua plotësojmë atë që iu nevojitet. Por unë nuk jam ai person që mund të shohë çfarë ka edhe brenda kutive. Unë nuk e kam ditur mbrëmë sa vota do të ketë Feride Rushiti. Një votë ishte e pavlefshme dhe 63 pro. Unë nuk mund ta di se si votojnë deputetët (e LVV)”.
Kurti tha se LDK ka refuzuar ofertën për qeverisje, por tha se si LVV garantojnë ajo çfarë ju mungon LDK-së për kandidatin e tyre.
“LDK nuk mund të na kërkojë garanci për 66 vota kur ata vetë nuk tregojnë se i kanë 15 vota. Ajo çfarë po kërkohet nga unë është diktaturë ”, deklaroi tutje Kurti duke nënkuptuar garancinë% për Vjosa Osmanin./Telegrafi/





















































