LAJMI I FUNDIT:

Kurti ngushëllon familjet e viktimave në Lepenc: Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh

Kurti ngushëllon familjet e viktimave në Lepenc: Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me aksidentin që ka ndodhur të shtunën mbrëma në lumin Lepenc në Shkup, ku kanë humbur jetën tre qytetarë të Kosovës.

Ai ka ngushëlluar dy familjet e viktimave, ndërsa qytetarit të mbijetuar nga ky aksident i ka uruar shërbim të shpejtë dhe forcë për t’u përballur me dhimbjen e humbjes së prindërve dhe vëllait të tij.


Ambasada e Kosovës në Shkup: Vetura në Lepenc është nxjerrë me trupat e pa jetë në të
Lexo po ashtu Ambasada e Kosovës në Shkup: Vetura në Lepenc është nxjerrë me trupat e pa jetë në të

“Sapo u njoftova nga autoritetet tona se vetura e aksidentuar mbrëmë dhe e rënë në lumin Lepenc në Shkup është gjetur dhe në të janë trupat e pajetë të tre qytetarëve tanë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

“Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti i uroj shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllait të tij. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre”.

Kurti tutje ka thënë se ngjarje të tilla si kjo “prekin thellë secilin prej nesh”.

“Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar”, ka përfunduar kreu i ekzekutivit kosovar.

Pas rreth 30 orë kërkimesh policia ka gjetur tre trupat e pajetë, të cilët pas një aksidenti në trafik të shtunën mbrëma përfunduan në lumin Lepenc. Viktimat i përkasin familjes së njëjtë, një çift burrë e grua dhe djali i tyre i mitur.

Drejtuesi i makinës tjetër me targa të Shkupit, të përfshirë në këtë aksident është arrestuar të dielën, kanë njoftuar nga Prokuroria.

Në veturën që u nxor nga ujërat e Lepencit kishte arritur të mbijetojë vetëm njëri anëtar i familjes, 20-vjeçari i cili ndodhet në spitalin 8 shtatori, me lëndime trupore, por në gjendje stabile. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori