Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron për vizitë në Chicago të shtetit Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mbajtur ligjëratë të hapur në Universitetin DePaul.
Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se Kosova ndihet e sigurt pasi ka NATO-n dhe SHBA-në brenda.
Megjithatë i pari i Qeverisë ka kërkuar një përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO, pasi theksoi se do të zvogëlonte kërcënimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të forconte paqen e sigurinë në Evropë.
“Megjithëse NATO është e pranishme në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë një bazë të madhe ushtarake në vendin tonë, gjë që na bën të ndihemi të sigurt, një përshpejtim i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të zvogëlonte kërcënimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të forconte paqen e sigurinë në Evropë”, tha ai.
Sipas tij përpjekjet e Moskës zyrtare për të përdorur Kosovën si precedent për veprimet ruse në Ukrainë janë vetëm gënjeshtra të Rusisë.
“Mos bëni gabim, zhbërja e progresit tonë në Kosovë do të ishte fitorja e vetme më e madhe që Vladimir Putin do të dëshironte. Kjo është arsyeja e fiksimit të paarsyeshëm të tij ndaj vendit tonë”, u shpreh Kurti.
Tutje theksoi se 23 vite pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.
“Kosova është historia e suksesit demokratik të rajonit dhe për këtë arsye duhet të mbështetet që të bëhet anëtare e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe rajonale pa ndonjë vonesë të mëtejshme”, nënvizoi ai, ndërkaq tha se zhbërja e progresit në Kosovë do të ishte fitorja e vetme e madhe që Putini do të dëshironte. “Kjo është edhe arsyeja e fiksimit të paarsyeshëm të tij ndaj vendit tonë”, shtoi kreu i qeverisë.
Në përmbyllje të ligjëratës, kryeministri deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe miku më i ngushtë i Kosovës.
“Lidhja jonë është e fuqishme edhe për shkak se ndajmë vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë dhe bindjen e thellë se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe duhet të kenë të drejtë të barabartë për të kërkuar lumturinë, lirinë dhe autonominë për të ndjekur të vërtetën”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër