Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë takimit në Strasburg me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin David McAllister ka folur për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër dhe planin e zbatimit të Propozimit evropian.
Sipas njoftimit, Kurti në takimin me eurodeputetin foli për përparimin demokratik të vendit, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsioni, lirinë e medias, të drejtat politike dhe liritë civile, ekonominë, etj.
Kryeministri Kurti dhe eurodeputeti McAllister diskutuan edhe për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, për Propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar në Bruksel me 27 shkurt, dhe për takimin që pritet të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
“Sa i përket planit të zbatimit të Marrëveshjes bazë sipas propozimin Evropian, kryeministri tha se ai duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”, thuhet në njoftim.
“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përveçse orientim e synim i hershëm, erdhi edhe si rezultat i progresit në vend, që u njoh edhe nga Raporti i BE-së për vendin.
Në takim, u diskutua pikërisht edhe për aplikimin e Kosovës dhe për rrugën përpara, dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës”, thuhet më tej në njoftimin për media.
Në këtë takim, kryeministri Kurti shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jeta Statovci, anëtare e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit