LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Sarajevë, Komshiq e falënderon për vendimin për vizat: Nuk e pyesim Dodikun me kë të takohemi

Kurti në Sarajevë, Komshiq e falënderon për vendimin për vizat: Nuk e pyesim Dodikun me kë të takohemi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me dy anëtarë të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës gjatë vizitës në Sarajevë, gjersa zhvilloi takime të ndara me anëtarin kroat, Zhelko Komshiq dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviq.

E për takimin me Kurtin ka shkruar anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Komshiq.

Ai në një postim në Facebook ka falënderuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.


“Ne e vlerësojmë një veprim kaq të jashtëzakonshëm dhe të njëanshëm…Kjo lëvizje sigurisht që do të kontribuojë në një lidhje më të mirë mes qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe në rritjen e shkëmbimit të mallrave të ndërsjella”, tha ai.

Kurti në Berlin kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i kandidatit për BE, jep lajmin e madh për qytetarët e Bosnjës
Lexo po ashtu Kurti në Berlin kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i kandidatit për BE, jep lajmin e madh për qytetarët e Bosnjës

Komshiq ka folur edhe për kritikat lidhur me vizitën e Kurtit në BeH.

“Kritikat e supozuara për vizitën e Kurtit dhe takimet që ai ka në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilat vijnë nga ‘Republika Srpska’ si dhe nga rajoni, dua t’ju kujtoj se ‘Republika Srpaska’ nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe se nuk është përgjegjëse për lëshimin e vizave për të hyrë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës sigurisht që nuk do ta pyesin Dodikun dhe askënd tjetër se me kë do të takohen dhe çfarë do të diskutojmë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima u vra në sy të bashkëshortes, policia dyshon për konflikte brenda rrethit familjar

Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima u vra në sy të bashkëshortes, policia dyshon për konflikte brenda rrethit familjar

Lajme
Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
Lajçak paralajmëron takimin e radhës në Bruksel: Fokusi do të jetë tek personat e zhdukur

Lajçak paralajmëron takimin e radhës në Bruksel: Fokusi do të jetë tek personat e zhdukur

Lajme
Reshje bore dhe ulje të temperaturave - cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend

Reshje bore dhe ulje të temperaturave - cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend

Lajme
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit

Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit

Lajme
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Kalo në kategori