LAJMI I FUNDIT:

Kurti me mesazh në gjuhën serbe: Ruajeni qetësinë dhe besoni më shumë te Qeveria e Kosovës

Kurti me mesazh në gjuhën serbe: Ruajeni qetësinë dhe besoni më shumë te Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas protestës së sotme të qytetarëve serbë në Mitrovicë dhe Graçanicë, u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një mesazh në gjuhën serbe, duke kërkuar nga ata që të ruajnë qetësinë dhe të besojnë më shumë në Qeverinë e Kosovës.

Kurti në mesazhin e tij, ka thënë se qeveria që ai udhëheq ndarja e pushteteve është parim demokratik dhe obligim kushtetues.


“Në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojmë ne vendimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Për suspendimin e gjyqtares Liljana Stevanoviq mora vesh nga mediat. E, kjo do të thotë se ajo megjithatë nuk është larguar nga puna”, ka thënë Kurti.

Më tej ai ka thënë se angazhohet për drejtësi dhe të drejtën, por thotë se unë nuk është kryesues i Këshillit Gjyqësor as gjyqatar.

“Ju falënderohem qytetarëve që në mënyrë paqësore të protestuarit. Në shoqërinë demokratike dhe shtetin ligjor njerëzit duhet të jenë të lirë që të shprehin publikisht mendimet dhe qëndrimet e tyre. Por, më duhet të them, do të ishte më e besueshme po që se do të protestonim, p.sh për drejtësinë sociale, zhvillimin më të shpejtë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar. Ju lutem që të mos ndikoheni nga regjimi autoritar në Beograd” tha Kurti.

Rakiq nga protesta në veri: Të gjithë serbët do të bojkotojnë punën në institucionet e Kosovës deri në kthimin e Stevanoviqit
Lexo po ashtu Rakiq nga protesta në veri: Të gjithë serbët do të bojkotojnë punën në institucionet e Kosovës deri në kthimin e Stevanoviqit

Më tej Kurti tha se “atyre [në Beograd] nuk u interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve në Kosovë. Ata përpiqen ta destabilizojnë Kosovën për qëllimet e tyre zgjedhore e ndoshta edhe për interesat luftëndjellëse të ndonjë fuqie të madhe”.

“Prandaj, qytetarë të dashur, ju ftoj që ta ruani qetësinë dhe të besoni më shumë te Qeveria e Kosovës. Rritja ekonomike, lufta kundër korrupsionit, rritja e eksporteve, të ardhurat nga tatimet dhe doganat, rritja e investimeve të huaja dhe direkte dhe e buxhetit të shtetit na japin shpresë neve që jetojmë këtu”.

“Ne jemi të përkushtuar për avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare. Dyert tona janë të hapura”, ka përfunduar mesazhin në gjuhën serbe Kurti.

Protesta e paralajmëruar nga serbët, QUINT-i dhe BE-ja: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por edhe përgjegjësi nëse eskalon situata
Lexo po ashtu Protesta e paralajmëruar nga serbët, QUINT-i dhe BE-ja: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por edhe përgjegjësi nëse eskalon situata

Mesazhi i Kurtit vjen pasi sot serbët e Kosovës kanë protestuar në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë, më 3 prill.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se Lista Serbe dhe stafi serb në Gjyqësorin e Kosovës e kanë pezulluar punën në institucionet e Kosovës derisa të kthehet në postin e saj Lilana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, e suspenduar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për pjesëmarrje në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Jablanoviq kundër protestave të serbëve në Mitrovicë dhe Graçanicë: Për çfarë po protestojnë?
Lexo po ashtu Jablanoviq kundër protestave të serbëve në Mitrovicë dhe Graçanicë: Për çfarë po protestojnë?

Gjatë protestës së serbëve në Mitrovicë të Veriut nuk ka pasur fjalime, ndërsa njoftimin për pezullimin e punës në institucionet e Kosovës Rakiq e tha për mediat, pas protestës.
Ndërkohë, nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh kryetar i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, tha në Graçanicë se mesazhi kryesor i protestës ishte “të ndalet dhuna institucionale ndaj serbëve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori