Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re në krye të ekzekutivit, ka pranuar letër urime nga Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, Kryeministri i Çekisë, Andrej Babiš dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán.

Përmes një njoftimi për media thuhet se Kurti është uruar për fillimin e punës në krye të Qeverise së Republikës së Kosovës dhe i është ofruar bashkëpunim ndërshtetëror.

Më poshtë lexoni letrat e urimit dërguar kryeministrit Kurti: