Kurti merr pjesë në Samitin e Rritjes së Bashkimit Evropian në Tiranë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, që mbahet më 21 nëntor në Tiranë, Shqipëri.
Sonte, Kurti do të marrë pjesë edhe në Darkën e Liderëve, pjesë e aktivitetit të këtij samiti, i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave në kryeqytetin shqiptar.
Kosova, për dallim nga vendet e rajonit, ende s’ka përfituar nga kjo pako miliardëshe e Bashkimit Europian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të mungesës së institucioneve që nga mbajtja e zgjedhjeve më 9 shkurt. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































