LAJMI I FUNDIT:

Kurti merr mbështetje nga Social Demokratët evropian për anëtarësimin e Kosovës në BE

Kurti merr mbështetje nga Social Demokratët evropian për anëtarësimin e Kosovës në BE

Takimet gjatë ditës së parë të qëndrimit në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i vazhdoi me përfaqësues nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).

Eurodeputetja spanjolle Iratxe Garcia Perez, njëherësh drejtuesja e S&D së bashku me eurodeputetin nga Kroacia Tonino Picula dhe zëvendëskryetarin për Punët e Jashtme në S&D, Pedro Marques, e pritën në takim kryeministrin Kurti.


“Eurodeputetja Garcia Perez mirëpriti lajmin pozitiv në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në emër të Grupit të Social Demokratëve në Parlamentin Evropian, ajo u shpreh e gatshme për të punuar së bashku në mbështetje të kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti e falënderoi grupin e Social Demokratëve për mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe veçanërisht në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të cilët ishin të parët që e përkrahën publikisht në momentin e aplikimit.

Ai shtoi se prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë punësimi dhe drejtësia, e po angazhohemi të arrijmë rezultate inkurajuese në fusha e sektorë me rëndësi për zhvillimin e vendit.

Raportet ndërkombëtare dhe indikatorët ekonomikë në dy vitet e fundit janë dëshmi e progresit dhe e drejtimit drejt këtyre dy prioriteteve.

Ndërkaq, marrëdhëniet me BE-në i kemi përforcuar duke përafruar edhe më tej politikën tonë të jashtme me atë të BE-së dhe duke iu bashkëngjitur sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Republika e Kosovës, krahas sanksioneve ndaj Rusisë dhe solidarizimit me Ukrainën, është aktualisht vend nikoqir i 11 gazetarëve ukrainas të cilët po banojnë dhe veprojnë në kryeqytetin e vendit përmes programit JiR të mbështetur nga Qeveria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori