LAJMI I FUNDIT:

Kurti kritikohet për deklaratën “Njerëzit shpenzojnë sepse kanë shpresë”

Kurti kritikohet për deklaratën “Njerëzit shpenzojnë sepse kanë shpresë”

Në 14.1 % ka arritur shkalla e inflacionit në Kosovë, e cila vlerësohet alarmante nga njohës të ekonomisë. Këta të fundit por edhe përfaqësueses të opozitës kritikojnë kryeministri Albin Kurti i cili dje tha se qytetarët shpenzojnë më shumë dhe kursejnë më pak për shkak se kanë besim në qeverinë e udhëhequr nga ai. Ekonomistët kërkojnë nga kryeministri veprime konkrete dhe jo deklarata të tilla.

“Kur njerëzit kanë shpresë, atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë.”


Kështu u shpreh një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ministrit të jashtëm polak i tregoi për rritjen ekonomike.

Ky deklarim i Kurtit u bë në kohën e shumë kritikave për mosveprim ndaj krizës ekonomike dhe thellimit në inflacionit.

Qytetarët me të vërtetë thonë se po shpenzojnë, por sipas tyre, nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Si zakonisht, tash i njëjti tretman i jetës është, ne s’mund ta ndryshojmë. Po çmimet po ndryshojnë, mirëpo edhe atyre po iu përballojmë disi”, thotë Vesel Veseli, njëri nga qytetarët.

“Për besë me kursy nuk po mundemi me kursy, a me shpenzu ma shumë po. Për fat të keq janë rritë çmimet edhe nuk kemi qare pa shpenzu”, thotë qytetari tjetër, Adriatik Krasniqi.

“Ne jemi si pensionerë, shpenzimet ditore i kemi të ulta, nga shumë gjëra kemi hequr dorë, ato cka janë luksoze kemi hequr dorë, e këto çka janë të domosdoshme lë të shkojnë në maksimum, nuk kemi qare, kjo është jeta tash”, thotë edhe qytetari, Zymer Maxharri.

Deklaratën e Kurtit e kritikon ekonomisti Safet Gërxhaliu.

“Në këtë drejtim besoj duhet të lihen anash metaforat filozofike që i kuptojnë vetëm ata që i thonë. Duhet të jenë me qytetarët dhe dhe me bizneset se vetëm me një ekonomi të shëndoshë dhe me një politikë sociale e cila është e përkohshme Kosova mund të ketë perspektivë”, deklaroi Gërxhaliu.

Kritika ndaj Kurtit për mungesë të veprimeve ka adresuar edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare”.

E, sipas njohësit tjetër të ekonomisë, Jakup Bellaqa, inflacioni në Kosovë ka shënuar rritje rekorde.

“Tek ne kriza e ka bërë të vetë, inflacioni është shumë i lartë, në shifër 2 shifrore, zakonisht kemi disa lloje të inflacioneve, normali është 1 deri 3% vjetor, inflacioni mbi 3 deri 10 % është i moderuar, tek ne ka qenë i moderuar në vitin e kaluar”, u shpreh Bellaqa.

Agjencia e Statistikave ka treguar se norma vjetore e inflacionit në muajin qershor ka arritur në 14.1 për qind. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori