LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova do të strehojë 20 gazetarë nga Ukraina

Kurti: Kosova do të strehojë 20 gazetarë nga Ukraina

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Kosova do të strehojë 20 gazetarë nga Ukraina.

“Qeveria jonë sapo vendosi të strehojë në Kosovë 20 gazetarë nga Ukraina. Ata u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre nga pushtimi rus. Në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, në bashkëpunim me @EFJEUROPE & #ECPMF, ne do t’u mundësojmë atyre të punojnë nga distanca”, ka shkruar Kurti në Twitter.


Gushtin e kaluar Kosova gjithashtu ra dakord të presë përkohësisht rreth 2,000 afganë që kërkonin viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Shumica prej tyre tashmë janë larguar edhe pse disa janë ende në pritje të dokumenteve të tyre.

Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka 40 trupa që shërbejnë si paqeruajtës në vend nën ombrellën e NATO-s.