LAJMI I FUNDIT:

Kurti jep detaje nga vizita në Bullgari: Pas Sofjes, vazhdojmë drejt Hanoverit të Gjermanisë

Kurti jep detaje nga vizita në Bullgari: Pas Sofjes, vazhdojmë drejt Hanoverit të Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje nga vizita e tij në Bullgari.

Kurti tregoi se qëndrimi atje filloi me pjesëmarrjen në ceremoninë hapëse të Forumit, ku tha se në fjalën përshëndetëse ka vënë theksin tek rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore.


“Për marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve tona, sfidat dhe mundësitë, raportet dypalëshe dhe bashkëpunimi rajonal biseduam me Kryeministrin në detyrë të Bullgarisë, Dimitar Glavchev me të cilin u takuam për herë të parë, dhe me Presidentin e vendit, Rumen Radev, katër muaj pas bisedës në Prishtinë”, shkroi Kurti.

Kurti takohet me kryeministrin në detyrë të Bullgarisë - flasin për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ekonomik
Lexo po ashtu Kurti takohet me kryeministrin në detyrë të Bullgarisë - flasin për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ekonomik

“Ndërmjet takimeve me krerë të shtetit bullgar, isha folës në sesionin e diskutimit me titull “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe edukimit në bashkëpunimin ekonomik rajonal”, në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës që sivjet u zhvillua me moton “Vazhdimi i ndërtimit të urave në kohë të vështira”. Aty shpalosëm historinë tonë të suksesit dhe arritjet përgjatë qeverisjes sonë dhe vizionin tonë për sektorin e teknologjisë që dita ditës po bëhet identitet i vendit”, shkroi Kurti.

Ndërkaq, ai bëri të ditur se pas Sofjes do të vazhdojë drejt Hanoverit të Gjermanisë.

“Pas Sofjes, vazhdojmë drejt Hanoverit të Gjermanisë bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për më shumë takime me ndërmarrës, investitorë potencialë dhe përfaqësues politikë të landit gjerman Niedersachsen”, ka njoftuar tutje kryeministri./Telegrafi