LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Jemi zotuar që sivjet të aplikojmë për anëtarësim në BE

Kurti: Jemi zotuar që sivjet të aplikojmë për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë zotuar që gjatë këtij viti Kosova të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti tha se këtë zotim e kanë bërë në dhjetor të vitit të kaluar dhe për këtë është me rëndësi që të zbatohet agjenda për reforma evropiane.


“Rëndësia e programit si dhe prioriteteve politike në kuadër të agjendës për reforma evropiane ERA 2, sivjet është më e madhe për shkak të zotimit politik që kemi marrë si Kosovë, që sivjet të aplikojmë për aplikim në Bashkimin Evropian”, theksoi kryeministri Kurti, në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti / Foto: Ridvan Slivova

Gjatë kësaj mbledhje, është planifikuar të miratohet Programi Kombëtar për Zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit 2022/2026.

Ndërkaq, Kurti theksoi se për aplikimin në BE janë zotuar se do ta bëjnë gjatë mbledhës së Këshillit të Stabilizim-Asocimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti / Foto: Ridvan Slivova

“Këtë zotim e kemi marrë përsipër në mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asocimit, të mbajtur më 7 dhjetor 2021 në Bruksel të cilin e kam bashkëkryesuar me Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ky zotim është i domosdoshëm dhe në kohën e duhur pasi jemi duke e zbatuar MSA-në tash e gjashtë vjet”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/