LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Në periudhën e vet-izolimit është rritur dhuna në familje, kjo është e papranueshme

Kurti: Në periudhën e vet-izolimit është rritur dhuna në familje, kjo është e papranueshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve ka thënë se është i shqetësuar se në kohën e pandemisë së coronavirusit është rritur edhe dhuna në familje.

Kurti ka thënë se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme, transmeton Telegrafi.


“Si drejtues të institucioneve jemi të shqetësuar se me situatën e vetizolimit për shkak të pandemisë së coronavirusit është rritur edhe dhuna në familje. Dhuna asnjëherë nuk ka arsyetim. Për ne është e papranueshme dhe e dënueshme. Qeveria jonë e ka rritur buxhetin e strehimoreve për të mbijetuarat e dhunës në vlerën prej 900 mijë euro. Jemi duke parë format për shtimin e fondeve të programeve kundër dhunës në familje, çfarëdo forme që merr ajo: fizike, psikike apo seksuale”, ka thënë Kurti në video-mesazhin drejtuar qytetarëve, përcjell Telegrafi.

Më tej, Kurti ka pohuar se çdo rast i dhunës duhet të raportohet dhe institucionet përgjegjëse duhet të rrisin reagimin në trajtimin e rasteve.

“S’është kollaj kur të jetosh do të thotë veçse të banosh i mbyllur, në hapësirë të kufizuar në stinën e bukur të pranverës.  Në këtë kohë qëndrimi në shtëpi na shpëton nga virusi, por dhuna nuk guxon të izolohet si çështje private brenda shtëpive. Ajo duhet të raportohet e institucionet përgjegjëse të rrisin reagimin në trajtimin e rasteve. Çdo rast i dhunës është rast urgjent. Virusi nuk mund ta shtyjë për më vonë ndalimin dhe dënimin e dhunës. Prandaj, rrini në shtëpi, rrini të pastër, rrini në distancë, mbështetni njëri-tjetrin dhe ndani punët bashkë”, thotë Kurti.

Ndryshe dje Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në tre mujorin e parë të vitit 2020 janë raportuar 481 raste të dhunës në familje./Telegrafi/

Rrini edhe paqësor përveçse në shtëpi, të pastër e në distancë.

Publiée par Albin Kurti sur Jeudi 16 avril 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori