Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit
![Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/ZKP-ZKM-9-12-2024-1-780x439.jpg)
Kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizituan Klinikën e Radiologjisë dhe Mjekësinë Nuklerare ku thanë se po investohet në rritjen e kualitetit të diagnostikimit si dhe cilësinë e shërbimeve për pacientë.
Shefi i ekzekutivit u shpreh se në Radiologji, Kirurgji dhe Biokimi Mjekësore është investuar në vlerë prej më shumë se 390 mijë euro.
Pas vizitës në klinikat e QKUK-së, Krti tha se në Radiologji janë rinovuar pritoret dhe korridoret.
“Këtu ku ndodhemi (Radiologji) kemi bërë adaptimin e korridoreve dhe pritoreve, përveç Klinikës së Radiologjisë gjithashtu edhe në Biokimi Mjekësore dhe në Kirurgji. Vlera e gjithëmbarshme është diç më shumë se 393 mijë euro dhe punimet janë kryer mbi 90 për qind në të tri këto klinika.
Pikërisht këtu ku ndodhemi tani, në Radiologji, kjo është përmbyllur me sukses. Kemi pasur për qëllim rregullimin e pritoreve dhe korridoreve për pacientë dhe familje në hollet e të tri këtyre klinikave, Radiologji, Biokimi dhe Kirurgji. Me këtë rast i kemi trajtuar të gjitha elementet e enterierit, që e bëjnë edhe punën cilësore të mjekëve, specialistëve dhe infermierëve. Por gjithashtu edhe trajtimin sa më të dinjitetshëm dhe të suksesshëm të pacientëve”, deklaroi Kurti.
Shefi i ekzekutivit tha se është blerë një aparaturë në vlerë prej 850 mijë euro, e cila është e vetme në rajonin e Ballkanit.
“Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit. Aparati i ri quhet Spect/CT me vlerë prej 850 mijë euro. Është blerë nga buxheti i shtetit. Edhe pse kishte kërkesa qysh nga viti 2018, nuk është blerë asnjëherë. Spect/CT përdor izotopet radioaktive për të krijuar imazhe funksionale dhe për të treguar se si funksionojnë si organet ashtu edhe indet në trupin e njeriut. Paralelisht me CT që krijon imazhet strukturore në detaje të larta për anatominë e trupit dhe kombinimi i këtyre dy teknikave ndihmon në diagnostikimin më të saktë”, shtoi Kurti para gazetarëve.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se po punojnë për rritjen e cilësisë së shërbimeve por edhe të diagnostikimit të pacientëve.
“Investimet tona synojnë që ta rrisin kualitetin e diagnostikimit të pacientëve në mënyrë që pacientët të diagnostikohen në Kosovë dhe të intervenohet në Kosovë, sepse paralelisht me investimet në diagnostikim po investojmë shumë edhe në aparatura në trajtim që sa më në mënyrë cilësore dhe komode për profesionistët shëndetësor, por njësoj edhe sa më në mënyrë cilësore edhe qytetarët tanë të marrin këto shërbime këtu.
Kurse tash në Klinikën e Radiologjisë siç po e shihni është hapi i parë i intervenimit në sportele që do të vazhdojmë edhe në Klinikën e Biokimisë dhe pastaj komplet në bllokin kirurgjik në mënyrë që edhe komponenta e shërbimit të pacientëve që janë në pritjen e këtij shërbimi të jetë në rregull, pa tollovitë e zakonshme. Sepse siç e patë janë instaluar edhe radhët e pritjes në mënyrë të digjitalizuar”, përfundoi Vitia.
Pas vizitës, kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të flas për deklaratën e djeshme që “kurrë nuk kanë qenë më shumë media kaq shumë kundër qeverisë se sa në këtë katër vjeçar”. /Kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/474164809_1022105916621482_2436661598892291262_n-e1737542303241-380x233.jpg)
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
![Goditi me grushte doganierin në Morinë, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari nga Kukësi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/policia-morine-380x233.png)
Goditi me grushte doganierin në Morinë, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari nga Kukësi
![PLD: Duhet dënuar zyrtarët që keqpërdorin automjetet zyrtare për qëllime private](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/PLD-380x233.jpeg)
PLD: Duhet dënuar zyrtarët që keqpërdorin automjetet zyrtare për qëllime private
![Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/auto_liridona-murseli-naim-murseli21701432919-600x360-1-780x439-1-780x439.jpg)
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
![Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/figurat-historike-shqiptare-780x439.jpg)
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
![Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/lajcakk-780x439.jpg)
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
![FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/474144789_973342594975315_7342179826785578948_n-e1737535495287-780x439.jpg)
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
![Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/mjegulla-ajri-i-ndotur-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-3-1-780x439.jpg)
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
![Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/auto_Toby_Vogel1641987847-e1708281904414-780x439.jpg)
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
![Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/20240924-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
![Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/0-8-380x233.jpg)
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
![Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/gjst-2-780x439.jpg)
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
![Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/bloomja-e1737490905767-780x439.jpg)
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
![Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/figurat-historike-shqiptare-780x439.jpg)
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
![Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-flick-780x439.png)
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
![Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/lcimg-0728f6dd-1990-41fd-9a22-651d31f66e90-780x439.jpeg)
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
![Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ronald-780x439.png)
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!