LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për punën njëvjeçare të Qeverisë: Ishte vit i zhvillimit ekonomik dhe luftimit të krimit e korrupsionit- u arrestuan 270 zyrtarë shtetërorë

Kurti flet për punën njëvjeçare të Qeverisë: Ishte vit i zhvillimit ekonomik dhe luftimit të krimit e korrupsionit- u arrestuan 270 zyrtarë shtetërorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka folur për një vit të qeverisjes së tij. Kurti tha se krahas zhvillimit ekonomik, ky ishte vit i luftimit të krimit e korrupsionit

“Janë konfiskuar mbi 1 ton narkotik, janë kryer 550 operacione policore, 1,102 bastisje, janë shkatërruar 54 grupe kriminale e janë arrestuar 12 mijë persona në mesin e tyre edhe 270 zyrtarë shtetërorë”, u shpreh Kurti.


Kurti theksoi gjithashtu se Njësia për Inteligjencë Financiare ka lëshuar 46 urdhra për ngrirje të përkohshme të transaksioneve në vlerë afro 9 milionë euro, ku pastaj këto fonde pas ngrirjes janë sekuestruar.

Sondazh: Cilat ministri i vlerësoni më shumë për punën e bërë për një vit qeverisje?
Lexo po ashtu Sondazh: Cilat ministri i vlerësoni më shumë për punën e bërë për një vit qeverisje?

Kryeministri theksoi gjithashtu se gjatë një viti të punës së kësaj qeverie janë anuluar marrëveshje të dëmshme, kontrata, tender në vlerë prej 150 milionë euro.

Duke folur për punën e kësaj qeverie, Kurti shtoi se më 14 shkurt të vitit 2021 qytetarët votuan për riorientimin demokratik dhe evropian të shoqërisë tonë.

“Ata votuan për luftën ndaj korrupsionin institucional e financiar, për kthimin e virtyteve në institucione, kthimin e aftësisë në borde, rritjen e punësimit, forcimin e ushtrisë dhe rritjen e ekonomisë dhe buxhetit e forcimit të shtetit e sovranitetit”, u shpreh Kurti.

Kryeministri shtoi se gjatë një vit të punës janë marrë shumë vendime e janë proceduar shumë projektligje.

“Në një vit të punës kishim 67 mbledhje të qeverisë e sot jemi në mbledhjen e 68 ku morëm 581 vendime e sot i tejkalojmë 600 sosh, ku proceduan 128 projektligje ku sot i kalojmë edhe 130 më shumë sesa çdo qeveri paraprake në vitin e parë të saj”, u shpreh Kurti.

Kurti përmendi edhe menaxhimin e pandemisë COVID-19, ku tha se jemi vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit të qytetarëve në rajon.

“Së bashku kemi menaxhuar pandeminë COVID-19 me masa që kanë ruajtur shëndetin e qytetarëve por edhe të ekonomisë tonë publike e private, duke shënuar numrin më të vogël të vdekjeve në rajon e shkallën më të lartë të vaksinimit në rajon”, tha kryeministri.

Kryeministri përmendi edhe krizën e energjisë elektrike si sfidë të kësaj qeverie, ku tha se ndonëse ende nuk ka kaluar, Qeveria mori masa emergjente për t’u ndihmuar qytetarëve.

“Krahas pandemisë kishim edhe krizën e energjisë e cila ende nuk ka kaluar. Kemi marrë masat emergjente duke subvencionuar koston shtesë që kriza mos ti rëndoj atë që fitojnë më së paku. S’ka dyshim që problemet që kemi trashëguar janë të mëdha e sfidat që kemi përpara janë edhe më të mëdha, por qytetarët tanë na kanë besuar ne që ta bëjmë ndryshimi”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi se ky vit ishte vit i kthesës drejt zhvillimit, duke shtuar se gjatë këtij viti pati edhe reforma në drejtësi.

“Janë miratuar një sërë ligjesh e dokumentesh që hedhin bazën për luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe kthimin e integritetit në institucionet e drejtësisë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori