LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Kandiq diksutojnë për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Kurti e Kandiq diksutojnë për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, ishte tema e takimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me aktivisten e të drejtave të njeriut dhe drejtoreshën e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq.

Kurti ritheksoi qasjen me seriozitet të plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për çështjen e personave të zhdukur me dhunë.


Ai potencoi se për të si kryeministër dhe për Qeverinë e Kosovës është me shumë rëndësi që duke punuar me mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë, të bëhet më shumë për të mbyllur plagët e hapura.

U bisedua për 27 prillin, kur Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë.

Ndërsa për tryezën e sotme të drejtuar nga kryetarja e Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, u theksua se është organizuar pa koordinim paraprak me Zyren e Kryeministrit, Zyren e Presidentes dhe të Kryetarit të Kuvendit, gjë që ka pamundësuar praninë e tre udhëheqësve të këtyre institucioneve në tryezë.

Kryeministri bëri të ditur se do të takojë përfaqësuesit e familjarëve të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për të biseduar për çështjen e të zhdukurve, që është prioritet për Qeverinë e Republikës së Kosovës, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori