LAJMI I FUNDIT:

Kurti e ambasadori i Turqisë flasin për situatën me COVID-19 dhe ndërrimin e bordeve të ndërmarrjeve publike

Kurti e ambasadori i Turqisë flasin për situatën me COVID-19 dhe ndërrimin e bordeve të ndërmarrjeve publike

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takimn ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar me të cilin diskutoi për situatën me menaxhmin e pandemisë.

Për këtë takim, u njoftua përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, teksa thuhet se janë përmedur edhe ndërrimi i bordeve dhe menaxhmenteve të ndërmarrjeve publike.


“Në një takim miqësor, Kryeministri Kurti e njoftoi Ambasadorin Sakar për situatën me menaxhimin e pandemisë së Covid 19 dhe njëherësh e falënderoi për ndihmat që Republika e Turqisë ia ka dhuruar vendit tonë. Ai po ashtu e njoftoi Ambasadorin edhe me ndërrimin e bordeve dhe menaxhmenteve në ndërmarrjet publike, me çka do të parandalohet dëmtimi i mëtutjshëm i ndërmarrjeve më strategjike në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Nga ana e tij, Sakar ka uruar Kurtin për punën e mire, sidomos në menaxhimin e situatës me COVID-19.

Të dy palët u pajtuan për marrëdhënie të mira në mes të dy vendeve dhe partneritet strategjik të përbashkët në investime ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori