LAJMI I FUNDIT:

Kurti e akuzon Gjykatën Themelore të Prishtinës për standarde të dyfishta

Kurti e akuzon Gjykatën Themelore të Prishtinës për standarde të dyfishta
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar Gjykatën Themelore të Prishtinës, duke thënë se ky institucion i drejtësisë po përdor standarde të dyfishta.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjykata në fjalë është vonuar 30 ditë për adresimin e padisë së asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në komunën e Prishtinës, për anulimin e kontratës për ndërtimin e përbashkët të objektit banesor afarist, ndaj Ndërmparrjes Publike Banesore, Made Group Construction, Arkos, dhe Madekos Sh.P.K.


Kurse sipas Kurtit, gjykata ka vendosur për tri ditë në lidhje me padinë e Partisë Demokratike të Kosovës, për tarifat e energjisë elektrike.

Po ashtu, sipas Kurtit, gjykata e ka trajtuar për 48 orë kërkesëpadinë e ish drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

“Një muaj heshtje ndaj kërkesës së asambleistëve për masë të sigurisë, për mbrojtje të 17 mijë m2 pronë publike në Prishtinë. Masa e sigurisë, natyra e së cilës kërkon reagim të menjëhershëm të gjyqësorit, mbetet e pa adresuar për 30 ditë me radhë”, ka deklaruar Kurti.

“Në vendosje e sipër, në bazë të ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me tarifat e energjisë elektrike, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për 3 ditë.  Pra, 30 ditë deri tani, për shqyrtim të kërkesës për mbrojtje të pronës publike. E 3 ditë për një çështje të afektuar nga kriza globale e energjisë elektrike. Ndërsa kërkesëpadinë e ish drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Gjykata e trajton pas 48 orësh”, ka vijuar ai.

Në fund Kurti, i shtruar tri pyetje drejt Gjykatës Themelore të Prishtinës:

“Kush vendosë për shpejtësinë e reagimit të gjyqtarëve?

Si ndahen lëndët dhe pse nuk përdoret sistemi elektronik i menaxhimit të lëndëve?

Kush udhëheqë me pavarësinë e gjyqësorit?”, ka pyetur Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori