LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Dhuna seksuale gjatë luftës, pjesë e gjenocidit që kemi përjetuar nga Serbia

​Kurti: Dhuna seksuale gjatë luftës, pjesë e gjenocidit që kemi përjetuar nga Serbia

“Ajo çfarë u ka ndodhur këtyre personave nuk u ka ndodhur për shkak të emrave të tyre të veçantë, apo karakteristikave individuale, por për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetonin në tokën e tyre të lirë”.

Kështu tha kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve tek memoriali “Heroinat” me rastin Ditës memoriale të 25 vjetorit të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.


“Ajo çfarë u ka ndodhur këtyre personave nuk u ka ndodhur për shkak të emrave të tyre të veçantë, apo karakteristikave individuale, por për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetonin në tokën e tyre të lirë”. Kështu tha kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve tek memoriali “Heroinat” me rastin Ditës memoriale të 25 vjetorit të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kurti, i cili bëri thirrje për drejtësi, ka thënë se të gjithë të dhunuarit e luftës kanë paguar një çmim të lartë, fizik, psikik dhe emocional për shtetin dhe lirinë tonë.

“Të gjithë kanë paguar një çmim të lartë, fizik, psikik, dhe emocional për shtetin dhe lirinë tonë. E ka kripën në plagë për shkak të signatizimit që i ka ndodhur gjatë këtyre 25 viteve. Thua që krimi që bëri Serbia nuk mjaftonte, pasoi sigmatizimi ndaj këtyre personave të mbijetuar të dhunës seksuale. Ajo çfarë u ka ndodhur këtyre personave nuk u ka ndodhur për shkak të emrave të tyre të veçantë, apo karakteristikave individuale, por për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetonin në tokën e tyre të lirë. Janë mbi 20 mijë gra e vajza, burra e djem të cilët janë të përdhunuar gjatë luftës dhe është pjesë e gjenocidit që kemi përjetuar nga Serbia”, tha Kurti.

Ndërsa, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi- Goodman, e cila tha se është krenare për shtetin që kemi, u shpreh shpreh se në këtë ditë, para 25 viteve, ishte një ditë shumë e tmerrshme për të, por se plagët e saj ishin ato që e bëjnë atë të fortë sot.

“Ishte një ditë shumë e tmerrshme për mua. Por unë sot jam shumë e fortë, jam shumë krenare për shtetin që kemi. Kemi ushtrinë tonë, policinë dhe me plot besimin që policia jonë dhe ushtria nuk do të bëjë çfarë bëri ushtria serbe”, është shprehur Goodman.

Edhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani la një mesazh emocionues për popullin e Kosovës, duke thënë “ju lutem mos na harroni!”.

Homazhe tek memoriali “Heroinat” bënë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrja Haxhiu në një postim në Facebook ka shkruar se përkujtimi i këtyre tragjedive të kaluara shërben gjithashtu si një përgjegjësi për të memorizuar mirë të kaluarën tonë, dhe për të pasur edhe më të qartë orientimin drejt së ardhmes.

“Drejtësia e munguar ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Shumë prej viktimave ende nuk kanë marrë drejtësi për vuajtjet dhe përjetimet e tyre traumatike. Në shumë raste, institucionet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, nuk kanë bërë sa duhet, për të siguruar procese të drejta dhe të efektshme për viktimat e dhunës seksuale, duke i lënë ato të ndjehen të braktisura dhe pa mbrojtje”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori