Kryeministri Albin Kurti, pritën në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW): Pablo Obrador, udhëheqës i seksionit për energji për Evropën Juglindore dhe Turqi, René Eschemann, shef i zyrës së KfW në Prishtinë, Vera Baumann, shefe e bashkëpunimit për zhvillim në KfW dhe Ganimete Huruglica nga KfW.
Siç njoftohet në takim u diskutua për Projektin “Solar4Kosovo’’ që do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë e që do të jetë bashkëdyzim i dy komponentëve: distriktit solar të ngrohjes (Termokos) dhe fuqisë fotovoltaike (KEK).
Me këtë projekt sistemit të ngrohjes së Prishtinës do t’i shtohen rreth 70 MW.
Projekti pritet të kushtojë 64 milionë euro dhe do të financohet nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky projekt mes tjerash, përfshinë ndërtimin e kolektorëve diellorë prej përafërsisht 69.000 m2.
Me masat për zgjerimin e rrjetit që synojnë shpërndarjen e nxehtësisë nga sistemi termik diellor, në rrjetin e ngrohjes qendrore do të kyçen deri në 12.000 familje ose 60.000 banorë.
Projekti do të reduktojë kërkesën për energji elektrike për qëllime ngrohjeje dhe do ta rris cilësinë e ajrit, me rreth 40.000t kursime të dioksidit të karbonit në vit.
Kurti njoftoi që në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që t’i japë Ndërmarrjes Publike “Termokos” në shfrytëzim 4 parcela për realizimin e këtij projekti. Qeveria ka miratuar edhe këmbimin e paluajtshmërive në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Obiliqit për nevoja të sigurimit të lokacionit për realizimin e Projektit të Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo’’.
Paraprakisht Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komuna e Obiliqit kanë nënshkruar një Marrëveshje të Mirëkuptimit me të cilën janë paraparë të gjitha obligimet dhe janë krijuar kushtet për miratimin e këtyre dy vendimeve, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit