LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Detyra e parë e Qeverisë së re do të jetë sigurimi i vaksinës antiCOVID-19

Kurti: Detyra e parë e Qeverisë së re do të jetë sigurimi i vaksinës antiCOVID-19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi sot se detyra e parë gjatë qeverisjes së tij do të jetë menaxhimi me pandeminë, përkatësisht sigurimi sa më i shpejtë dhe në sasi sa më të madhe të vaksinave kundër COVID-19.

Ai gjatë një takimi me ambasadoren e Luksemburgut në Prishtinë, Natacha Gomes, tha se Kosova llogarit në ndihmën e shteteve mike për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit.


Si prioritet, Kurti shtroi edhe çështjen e punësimit dhe drejtësisë, me luftimin e krimit dhe korrupsionit në qendër, duke nënvizuar që progresi në këto fusha është i domosdoshëm për një shtet të qëndrueshëm dhe funksional.

Ndërsa, ambasadorja Gomes shprehu interesim për përgatitjet mbi formimin e institucioneve të reja dhe prioritetet e qeverisjes së re.

Kurti dhe Gomes u pajtuan që pas konsolidimit të qeveris së re, të aranzhojnë takime mes përfaqësuesve të lartë të të dyja vendeve, për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori