LAJMI I FUNDIT:

Kurti bisedon me përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan për rolin e rëndësishëm të mërgatës në shtetndërtimin e Kosovës

Kurti bisedon me përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan për rolin e rëndësishëm të mërgatës në shtetndërtimin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, pritën në takim përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Bruno Ceka.

Sipas komunikatës për medie, gjatë takimit Kurti ka theksuar rolin e rëndësishëm të mërgatës në shtetndërimin e Kosovës.


Po ashtu, kryeministri në këtë takim ka folur edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit me mërgatën.

Po ashtu, “Gjatë takimit u diskutua për nevojën e rritjes së përfshirjes së mërgatës në vendet pritëse, si dhe angazhimin e mërgatës në transferin e dijës, duke marrë për bazë njohuritë, ekspertizën dhe rrjetin që kanë krijuar ndër vite”. /Telegrafi/