LAJMI I FUNDIT:

Kurti i bashkohet fushatës “Thuaj jo qeseve të plastikës”, thotë se duhet ta formojnë një paketë legjislative për mbrojtjen e ambientit

Kurti i bashkohet fushatës “Thuaj jo qeseve të plastikës”, thotë se duhet ta formojnë një paketë legjislative për mbrojtjen e ambientit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është bashkuar fushatës “Thuaj jo qeseve të plastikës” dhe ka pranuar nga shoqata “HANDIKOS” strajcë të ripërdorshme, të punuar nga personat me nevoja të veçanta.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po qëndrojnë personat me aftësi të kufizuara për të promovuar kampanjën, Kurti ka thënë se ekziston nevoja për përgjegjësi institucionale dhe vetëdijesim shoqëror për personat me aftësi të kufizuar por edhe mbrojtjen e ambientit.


Shefi i ekzekutivit ka thënë se duhet krijuar një paketë legjislative për mbrojtjen e ambientit.

“Edhe duhet të kujdesemi për ata të cilët janë më të varfër, më të dobët, të sëmurë apo me nevoja të veçanta por njëkohësisht edhe duhet të kuptojmë që burimet natyrore janë të fundme dhe ato janë edhe mjedis jetësor e jo vetëm lëndë e parë për teknologji. Andaj edhe kjo iniciativë është shumë e mirë, ne kemi nevojë për përgjegjësi institucionale dhe vetëdijesim shoqëror. Ajo çka duhet të bëjmë është të krijojmë një grup punues në të cilin marrin pjesë ministra të caktuara me komision parlamentar por gjithashtu edhe shoqëria civile dhe bizneset, në mënyrë që ta bëjmë një paket legjislative për mbrojtjen e ambientit”, ka thënë Kurti.

Kjo fushatë synon mbrojtjen e mjedisit duke mos përdorur qeset e plastikës por njëkohësisht edhe promovimin dhe mbështetjen e punës së dhjetë personave me aftësi të kufizuara.

Sipas Kurtit, duhet synuar zvogëlimi i qeseve të plastikës dhe një gjë e tillë, ka theksuar, se mund të bëhet më shpejtë nga marketet e mëdha.

E drejtori i shoqatës “Handikos”, Afrim Maliqi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të ndikojnë që të eliminohen qeset e plastikës.

“Ne mendojmë që ju si institucione dhe qeveri do të ndikoni që të zbatohet edhe ligji, të eliminohen qeset e plastikës apo të kostohen qeset e plastikës, sikur që ka përvoja në vendet e tjera të Bashkimit Evropian por edhe në rajon, gjithsesi duke u mbështetur në ju dhe zotimet e juaja që i keni dhënë që qytetarët do të jenë të barabartë të gjithë

Këto janë të punuara prej vet personave me aftësi të kufizuar këto torba, thjeshtë mbrojtja e ambientit ka të bëjë me të gjithë qytetarët pa dallim dhe të arrijmë barazinë qytetare që edhe personat me aftësi të kufizuar të jenë jo vetëm të barabartë por edhe pjesëmarrës në të gjitha proceset”, ka thënë Maliqi.

Pas Kurtit, në aktivitetin e organizuar nga “HANDIKOS” dhe “The Balkan Forum”, ka dalë edhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli.

“Unë kam edhe një përvojë në fushën e punësimit dhe e di mirë se cilat janë pengesat, e di gjithashtu mirë se korniza ligjore ekzistuese nuk shfrytëzohet mjaftueshëm dhe është shkelë deri tash fatkeqësisht edhe nga vet qeveria e Kosovës dhe institucionet publike dhe kjo është minimum i minimumit që ne mund të bëjmë për promovimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, por absolutisht kjo nuk është krejt çka mund të bëjmë dhe kjo duhet të jetë vetëm pika startuese ku ne e shohim vetën mirëpo ndihma që mund të ofrohet është shumë më e madhe”, ka thënë ajo.

“HANDIKOS” dhe “The Balkan Forum” kanë filluar sot kampanjën “Thuaj jo qeseve të plastikës” ku gjatë ditës së sotme qëndrojnë në sheshin “Skënderbeu” dhe atë “Nënë Tereza” në Prishtinë duke prezantuar strajcat e ri-përdorshme që janë punuar tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara.

Ata kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen fushatës vetëdijesuese, duke mos përdorur të paktën për një ditë qese të plastikës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori