LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet

Kurti: Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se lajmi për ndarjen e Sylë Tahirsylaj, i ka pikëlluar thellë.

Kurti në reagimin e bërë në Facebook, ka shkruar se kontributi i tij do të mbetet i paharrueshëm, transmeton Telegrafi.

“Kullën e familjes Tahirsylaj në fshatin Isniq e vizituam në tetorin e para dy viteve. Bisedat me Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj i patëm të gjata e mbresëlënëse. Kontributi i tij në fushën e metereologjisë në Kosovë dhe për Universitetin e Prishtinës si akademik, do të mbetet i paharrueshëm”, ka pohuar ai.


Tutje, kryeministri ka shkruar se “Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet”.

“Lajmi për ndarjen e tij nga jeta na pikëlloi thellë. Do ta kujtojmë përherë përkushtimin për punën dhe dashamirësinë e tij. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Tahirsylaj, për më të dashurin tuaj. Bacën Sylë do ta kujtojmë për jetë e mot”, thotë mes tjerash ai.

Sylë Tahirsylaj ka ndërruar jetë më 16 qershor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolapsi me internet, preket edhe Kosova

Kolapsi me internet, preket edhe Kosova

Lajme
Djegia e veturave në lagjen “Marigona Rezidence”, policia jep detaje

Djegia e veturave në lagjen “Marigona Rezidence”, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Ikjet e Faton Hajrizit, fajin ia linte shtetit për mos risocializimin e tij  – çfarë thoshte ai për Telegrafin kur vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë?

Ikjet e Faton Hajrizit, fajin ia linte shtetit për mos risocializimin e tij – çfarë thoshte ai për Telegrafin kur vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë?

Elfije Boletini
Digjen dy vetura në lagjen

Digjen dy vetura në lagjen "Marigona Rezidence"

Kronika e Zezë
Problemi global i sigurisë kibernetike prek edhe KESCO-n

Problemi global i sigurisë kibernetike prek edhe KESCO-n

Lajme
Drogë, armë, vetura dhe para - policia jep detaje nga aksioni kundër fajdes në Prishtinë ku u arrestuan katër persona

Drogë, armë, vetura dhe para - policia jep detaje nga aksioni kundër fajdes në Prishtinë ku u arrestuan katër persona

Lajme
Kalo në kategori