Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri të vendit, Albin Kurti.

Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në Qeverinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.


Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti është votuar ditën e hënë.

22 1

Për votimin e Qeverisë Kurti 2 kanë votuar 67 deputetë, kurse kundër 30.

88

Kurti në kabinetin e tij do të ketë zëvendëskryeministër Besnik Bislimi, Donika Gërvalla zëvendëskryeministre dhe po ashtu do të udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Emilja Rexhepi zëvendëskryeministre.

164004050 542777136694595 6392816970450369631 n

Ky është Kabineti Qeveritar:Kryeministër, Albin Kurti Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi. Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi Ministër i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu Ministër i Bujqësisë, Faton Peci Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka/Telegrafi/