LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi: Vrasja e Astrit Deharit është krim politik dhe shtetëror

Kurteshi: Vrasja e Astrit Deharit është krim politik dhe shtetëror

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se raporti i institutit zviceran mbi vdekjen e Astrit Deharit, konstaton se ai është vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Kurteshi përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se ky raport po mundohet të fshihet, transmeton Telegrafi.

“Pas gjithë këtyre, heshtjeve, fshehjeve dhe vonesave, tanimë përfundimisht është e qartë: Raporti për Astrit Deharin konstaton vrasjen e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Këtë duan ta fshehin. E këtë nuk e fshehin dot. Prokurori Admir Shala vetëm po e kryen ‘punën’ e tij sipas porosisë së bosëve të tij kriminelë”, ka shkruar Kurteshi.

Prokuroria pranon nga Zvicra raportin e ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit
Lexo po ashtu Prokuroria pranon nga Zvicra raportin e ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit

Ai ka thënë se vonesa në publikimin e raportit nga Instituti në Lozanë, nuk ka të bëjë me asnjë vështirësi teknike, por siç ka shkruar ai me fshehjen e gjurmëve.

“Vonesa në publikimin e raportit nga Instituti në Lozanë, nuk ka të bëjë me asnjë vështirësi teknike, por me fshehjen e gjurmëve, shkatërrimin dhe zhdukjen e dëshmive nëpër institucionet përgjegjëse dhe përgatitjen për arsyetim, fshehjen e urdhërdhënësve politikë, realizuesve operacional policorë, legjitimiuesve gjyqësorë e prokurorial, vrasësve ekzekutorë dhe, krejt në fund, arsyetuesve e mbuluesve mercenarë medial e analistë. Vrasjen tanimë nuk e mbulon asnjë salto „gjeniale“ e interpretimit gjuhësor me përkthim. Vrasja nuk mbulohet me fjalë”, vijon shkrimi i tij.

Ndryshe, gjatës javës së kaluar Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit, i cili është kryer në Zvicër.

Prokurori, Admir Shala përmes një konference për media ka thënë se raporti nuk është hapur dhe se pasi të përkthehet në gjuhen shqipe, do të informohet opinioni për përmbajtjen e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori