ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të sotme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok do të dihen shpejt.

Pas mbylljes së vendvotimeve, Kurteshi beson se rezultatet preliminare do të mësohen shumë shpejt, për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në procesin e votimit.


“Rezultatet mund të dalin më së voni në orën 22:00”, tha Kurteshi për RTV Dukagjini.