LAJMI I FUNDIT:

Kursente ushqimin e vet për vëllanë e sëmurë, 24-vjeçarja me dy punë pothuajse humb jetën nga uria

Kursente ushqimin e vet për vëllanë e sëmurë, 24-vjeçarja me dy punë pothuajse humb jetën nga uria

Një studente 24 vjeçare kineze peshon rreth 21 kg për shkak se nuk mund të përballonte jetesën për të blerë ushqim dhe vuante nga kequshqyerja e rëndë.

Wu Huayan nga Guizhou jetonte me vetëm 2 juan në ditë (30 lekë të reja shqiptare) pasi kursente para për të trajtuar vëllain e vet të sëmurë.


Huayan, e gjatë 1.34 metra dhe me peshë 21.5 kg, është shtruar në spital.

Ajo është një studente në Kolegjin Profesional Shenghua në qytetin e Tongren.

Nëna e saj vdiq kur ishte vetëm 4-vjeç ndërsa babai kur ishte 18-vjeç, duke u bërë kujdestarja e vetme e vëllait të saj të vogël që është i sëmurë mendor.

Vajza merrte 33 funte në muaj nga qeveria. Por me ato para duhet të mbulonte faturat mjekësore të vëllait të saj.

Për 5 vite ajo u kequshqye dhe hëngri shumë pak ushqim.

“Nuk jam si njerëzit e tjerë që mund të kërkojnë para nga prindërit e tyre për ti shpenzuar. Unë nuk kam prindër,”-tha ajo në një intervistë.

Megjithëse qeveria i mbulonte gjysmën e faturave mjekësore të vëllait të saj, Huayan i duhej të merrte borxh 548 funte për të paguar pjesën tjetër.

Ajo tha në intervistën për Guizhou City News se e dinte që ishte e kequshqyer por nuk mund të përballonte vizitën në spital.

Pasi hyri në kolegj, mori kredi studentore dhe punoi në dy punë me kohë të pjesshme për të përmirësuar gjendjen financiare.

Në shtator, shokët e klasës e dërguan me forcë në spital pasi panë gjendjen e saj të dobët fizike.

Përveç kequshqyerjes mjekët zbuluan se kishte probleme me valvulet e zemrës dhe se kishte nevojë për operacion, që i kushton më shumë se 2.100 paund.

Pasi historia e saj u bë publike, u hap një fond për të mbledhur para për të. Në vetëm dy ditë u dhuruan 76.724 funte.

Ndërsa autoritet thanë se do bëjnë gjithçka të jetë e mundur që ajo të marrë kujdesin e duhur mjekësor. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori