LAJMI I FUNDIT:

Kurrë mos thuaj kurrë – Amerikania fitoi 250 mijë dollarë përmes “Gërvisht dhe fito”

Kurrë mos thuaj kurrë – Amerikania fitoi 250 mijë dollarë përmes “Gërvisht dhe fito”

Për ata që mendojnë se fati i tyre është kundër tyre, mos thuaj kurrë. Një shofere e Uber Eats nga Maryland dhe nënë e pesë fëmijëve është pasurua pasi bleu një biletë lotarie që i solli 250 mijë dollarë.

Fituesja, e cila shkaku anonimitetit ka nofkën “Mami Mirënjohës”, ishte ulur në veturën e saj duke pritur dorëzimin e ardhshëm kur e kuptoi se gërvishti biletën fituese.


“Njeri, unë isha ulur në atë veturë dhe u çmenda!”, fituesja dha detaje në Lotarinë Maryland. “E kontrollova me aplikacionin tim dhe pashë që kisha fituar 250 mijë dollarë”, raporton cnn.

Brenda sekondave nga realizimi i saj, aplikacioni Uber Eats gumëzhiti. “Unë thashë,” Unë nuk dua të bëj Uber Hats tani!”, bërtiti ajo.

‘Nëna Mirënjohëse’, 47 vjeçare, fitoi çmimin përmes një bilete të vetme të lojës “CASH”, një tikete që kushton 10 dollarë. /Telegrafi/