LAJMI I FUNDIT:

Kurora, flamuri dhe shufra – detaje të gjërave që janë në arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II

Kurora, flamuri dhe shufra – detaje të gjërave që janë në arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II

Arkivoli i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II është vendosur në Pallatin e Westminster.

Mbretëresha ndërroi jetë gjatë ditës së enjte në moshën 96-vjeçare në Palatin Balmoral të Skocisë, raporton bbc.


Mbi arkivolin e saj gjendet disa prej gjërave që simbolizojnë mbretërimin e saj përgjatë 70 vjetëve, transmeton Telegrafi.

Arkivoli është i mbështjellë me flamurin standard mbretëror gjersa mbi të është e vendosur kurora e shtetit perandorak.

Flamuri mbretëror përfaqëson sovranin dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ai përmban tre luan të artë për Anglinë, luanin e kuq për Skocinë dhe vajzën me harpë për Irlandën.

Në krye të arkivolit të Mbretëreshës qëndron Kurora Perandorake e Shtetit, ndoshta ikona më e njohur në Bizhuteritë e Kurorës.

Kurora shkëlqen me gati 3,000 gurë – duke përfshirë 2,868 diamante, 273 perla, 17 safirë, 11 smeraldë dhe pesë rubin.

E bërë në vitin 1937 për kurorëzimin e babait të Mbretëreshës, Mbretit George VI, ajo ishte projektuar për të qenë më e lehtë dhe për t’u përshtatur më mirë se kurora që zëvendësoi – e cila daton që nga mbretëresha Victoria.

Por megjithatë, Kurora e Shtetit Imperial ende peshon 1.06 kilogramë.

Në Pallatin e Westminster, sfera dhe shufra e sovranes do të vendosen në arkivol.

Kryqi i vendosur në sferën e rrumbullakët simbolizon botën e krishterë.

Shufra prej arit ka gjatësi prej 92 centimetrave. Cullinan I – perla më e madhe e diamantit gjendet në fillim të shufrës gjersa në fund gjendet tërfil i smaltuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori