LAJMI I FUNDIT:

Kurkuma është në gjendje të rikuperojë gjithë organizmin: Por vetëm nëse merret kështu!

Kurkuma është në gjendje të rikuperojë gjithë organizmin: Por vetëm nëse merret kështu!

Turmeriku siguron një gamë aq të gjerë përfitimesh shëndetësore saqë është thjesht i mahnitshm!

Kurkuma përmban kurkumin, i identifikuar si përbërësi aktiv, i cili arrin më shumë se 150 aktivitete potencialisht terapeutike, dhe përfshin veti antioksiduese, antiinflamatore dhe antikancerogjene.


Nuk ka asnjë përbërës tjetër natyror në botë që është më efektiv në uljen e inflamacionit në trup sesa kurkuma! Por ju duhet të siguroheni që trupi juaj të përdorë shafranin e fuqishëm të Indisë siç duhet.

Për ta bërë këtë, duhet të mësoni se si ta konsumoni atë, transmeton Telegrafi.

Para së gjithash, merrni shafran të Indisë të rritur ekologjikisht, është i lehtë për t’u gjetur dhe i lehtë për t’u dozuar.

Kurkuma (rrënjë turmeriku) është i tretshëm në vaj, që do të thotë se duhet ta kombinoni me pak yndyrë për absorbimin optimal të materieve ushqyese!

Zakonisht përgatitet me vaj kokosi të virgjër organik ose vaj ulliri ekstra të virgjër.

Sasia e rekomanduar ditore e kurkumës do të ishte nga 3 g në 10 g (shtoni marrjen direkte dhe shtimin në ushqim), me kalimin e kohës mund të rritet pak.

Pra, përafërsisht 1 lugë e vogël turmerik është marrja e rekomanduar ditore për të rriturit.

Për efekt maksimal, duhet ta merrni atë në baza ditore ose të paktën tre herë në javë.

Të moshuarit dhe fëmijët nën 6 vjeç duhet të zvogëlojnë dozën përgjysmë (1/2 lugë e vogël çaji) një herë në javë për herë të parë dhe më pas rrisni sasinë në një dozë të përshtatshme për individin. Nëse kurkuma shkakton dispepsi ose efekte anësore, konsultohuni me një mjek.

E rëndësishme: Kombinoni kurkumën me piper të zi për të përmirësuar përthithjen. Kur kjo merret së bashku, piperi rrit efektin e kurkumës për 2000%!

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori