LAJMI I FUNDIT:

Kurdët i rrëzojnë helikopterin, Erdogan: Do ta paguajnë!

Kurdët i rrëzojnë helikopterin, Erdogan: Do ta paguajnë!

Recep Tayyip Erdogan u zotua për hakmarrje ndaj luftëtarëve kurdë në veri-perëndim të Sirisë, pas rrëzimit të një helikopteri turk në afërsi të qytetit Afrin.

Helikopteri u rrëzua ditën e shtunë. Mediat në Turqi raportuan se që të tre pjesëtarët e ekuipazhit të tij ushtarak mbetën të vdekur.


“Një nga helikopterët tanë u rrëzua së fundmi. Jemi në luftë dhe në luftë të tilla gjëra ndodhin. Mund të humbasim një helikopter, por ata (kurdët) do ta paguajnë shtrenjtë këtë”, tha Erdogan.

Pak orë pas kësaj deklarate, ushtria turke nisi një ofensivë të fuqishme mbi Afrin dhe zonat përreth kundër kurdëve, të cilët Ankaraja i konsideron terroristë.

Që prej nisjes së ofensivës, pak javë më parë nëntë ushtarë turq kanë gjetur vdekjen dhe 11 të tjerë janë plagosur, ndërkohë që vetë Ankaraja thotë se ka vrarë deri më tani 39 militantë.

Por, grupet dhe organizatat e të drejtave të njeriut deklarojnë se në një pjesë e madhe të sulmeve turke viktima kanë qenë edhe civilë. Java e kaluar, thonë aktivistët, ishte më e përgjakshmja që prej nisjes së konfliktit në vitin 2011, duke numëruar mbi 250 civilë të vdekur nga jugu në veri të Sirisë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori