LAJMI I FUNDIT:

Kurban Bajrami në botë – Pelegrinët e Haxhit “gjuajnë djallin me gurë” (Video)

Kurban Bajrami në botë – Pelegrinët e Haxhit “gjuajnë djallin me gurë” (Video)

Besimtarët në mbarë botën kanë festuar ditën e sotme Kurban Bajramin. Vëmendja ishte e fokusuar kryesisht në Pelegrinazhin e Haxhit ku u krye riti i goditjes së djallit me gurë, ndërsa festime pati edhe në vende të tjera përfshirë Egjiptin, Palestinën, Jordaninë dhe Afganistanin.

Miliona besimtarë myslimanë të mbledhur për pelegrinazhin e Haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës, kryen ritualin e përvitshëm të ‘gjuajtjes së djallit me gurë’ për të shënuar fillimin e festimeve të Kurban Bajramit.


Për ritualin pesë ditor, në zonën e shenjtë kanë udhëtuar afro 2.3 milionë pelegrinë nga mbarë bota.

Kjo është një detyrë e shenjtë, ku çdo besimtar mysliman i cili mund t’a përballojë koston e udhëtimit, duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë.

Besimtarët myslimanë palestinezë në Jerusalem dhe Gaza falën namazin mëngjesin e së premtes.

Në qytetin e vjetër të Jerusalemit, besimtarët u mblodhën në xhaminë Al-Aqsa.

Ndërkohë, përcjell oranews.al, Presidenti i Palestinës, Mahmud Abaz si dhe zyrtarët e tjerë shtetërorë e mbajtën lutjen në afërsi të godinës presidenciale. Në fjalën e tij, lideri palestinez uroi të gjithë besimtarët për paqe dhe begati.

Besimtarët në Egjipt dhe në Jordani pasi faljes së namazit, uruan për më shumë paqe dhe begati për të gjithë qytetarët e vendeve të tyre.

Megjithatë, si rrallë herë, pjesë e urimeve ishin edhe stabiliteti ekonomik për shkak të vështirësive të shumta në aspektin financiar.

Shkurtimet në energji elektrike, masat shtrënguese të prezantuara nga qeveritë e dy vendeve si dhe rezervat e pakta ushqimore bënë që qytetarët në fjalën e tyre të urojnë begati edhe në këtë aspekt.

Kurban Bajrami u festua edhe në Afganistan, ku pas faljes së namazit, besimtarët kryen edhe sakrificat që janë simboli i kësaj dite.

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori