Thuhet se një byc të shfaqet në sy kur një grua shtatzënë të sheh duke ngrënë, por veç një miti qesharak, kjo thënie nuk është asgjë më shumë.

Është infeksioni i lëngut të syrit ai që shkakton bycat e bezdisshëm. Bllokimi i gjëndrës së vajit 'ujit të syrit' për shkak të papastërtive apo grimit bën që bakteret të inflamojnë kapakun e syrit.


Zakonisht kjo gjë kërkon një apo dy jave të shërohet, por ju mund të përshpejtoni këtë proces përmes disa përbërësve natyralë në kushte shtëpie.

eye sty pop

Kompresat e ngrohta

Mbajtja e një komprese të ngrohtë në sy përshpejton qarkullimin e gjakut e për pasojë procesin e shërimit. Përsëriteni 3 4 herë në ditë për 5 minuta.

Çaji i gjelbër

Çaji jeshil ka veti inflamatore dhe nëse ju vendosni qeskat e përdorura të çajit jeshil mbi byc kjo gjë do të parandalojë përhapjen e infeksionit .

Xheli i Aloe Verës

Ajo që duhet të bëni është merrni pak xhel aloe vera direkt nga bima dhe të lyeni syrin. Pas 20 minutash shpëlajeni normalisht e do të shikoni që byci do të zhduket për më pak se 5 dite.