LAJMI I FUNDIT:

“KUR VJEN DITA”

“KUR VJEN DITA”

Nga: George Orwell (pjesë nga vepra Ferma e kafshëve)
Përktheu: Agron Shala

Kafshët e Anglisë, kafshët e Irlandës,
Kafshët e çdo shteti dhe të çdo vendi,
Me vëmendje ta dëgjoni sihariqin tim
Për të artën ardhmëri


Herët a vonë ajo ditë po vjen,
Njeriu tiran do të rrëzohet,
Dhe fushat pjellore të Anglisë
Vetëm nga kafshët do të lodrohen

Hallkat do të zhduken prej hundëve tona,
Edhe samari prej shpinës tonë,
Frenat dhe mamuzet përgjithmonë do të pushojnë,
Kamxhikët mizorë më nuk do të lëndojnë

Begatitë që as nuk mund t’i paramendojmë
Grurë dhe elb, tërshërë dhe sanë,
Tërfil, fasule dhe panxhar
Që prej asaj dite, tonat janë

Fushat e Anglisë do të bëjnë dritë
Ujërat e saj do të jenë më të dëlirë,
Edhe më ëmbël flladi i saj do të fryjë
Që nga dita që bëhemi të lirë

Për atë ditë të gjithë duhet të punojmë,
Edhe në vdekshim pa e mbërri;
Lopët dhe kuajt, patat dhe gjelat,
Të gjithë të rropaten për atë liri

Kafshët e Anglisë, kafshët e Irlandës,
Kafshët e çdo shteti dhe të çdo vendi,
Me vëmendje ta dëgjoni dhe ta përhapni sihariqin tim
Për të artën ardhmëri