Nga: Ledi Shamku
Rastësisht vura re dje, në postime miqsh, nga publikimi i diplomës universitare të kompozitorit Tish Daija, se udhëheqësi i tij kish qenë kompozitori Shostakovich.
Dmitri Shostakovich! Magjiku! Ai që shndërroi përrallat ruse në tinguj pa kombësi.
Kanë një shprehje shkodranët e Tishit: s’ka gjâ pa gjâ, dhe firma e Shostakovichit mundet tash me ma shpjegu bekimin Daija.
Se Tish Daija për ne qe vërtet një bekim. Si mësuesi, edhe ai mori çdo arpezh zanash në lugina dhe e shndërroi në kor skenash. Tishi mori çdo namje bubullimash dhe e shndërroi në ritëm për veshët e spektatorëve që s’e kishin dëgju kurrë, o dhe n’e paçin pasë dëgju, nuk e kishin pasë ndje.
Mia e hollë e Dajisë duket si piskama a Ajkunës në Lugje t’Verdha, por një Ajkunë e pakohë, e cila mundet me vikatë njëlloj edhe nga maja e Jeddah Tower.
Dhe nuk habitem aspak. Dihet se artistët e Ballkanit në përgjithësi e veçantisht artistët shqiptarë mbetën përjetësisht të lidhur me artin e traditës folklorike. Nuk krijuan jashtë saj. Jo se nuk ditën por se ashtu deshën. Kadare fjala vjen na pëlqen se e jetoi mjeshtërisht këtë “robërim” prej traditës, duke na dhënë ripropozime pafrymëlënëse të saj si “Prilli i thyer” a “Kush e solli Doruntinën”. Për këtë aspekt, për aspektin tradicional ripropozues të Kadaresë është folë shumë: ca sepse letërsia ka më shumë amatorë se muzika klasike, e ca për faktin se në Shqipëri kritika letrare ka qenë shumë më e zhvilluar se kritika muzikore. Por jam e bindur se po të kishim pasur balancë, do kish dalë në pah me kohë se sa i takon raportit mit-autor, Daija i muzikës nuk i len asgjamangut Kadaresë së letërsisë.
Halili i Dajisë t’i sjell ligjet e kullave po aq n’zemër sa Gjorgu i Kadaresë.
Këta e figura si këta kanë qenë bekimet tona, ata që nuk na lanë me u rrit shpirtnisht të vorfën në kushtet kur prralla e gojëdhana “digjeshin me zjarr dhe hekur si zakone prapanike”.
Unë du me besu se “po vijnë krushqit” Tish, e kanë me pru në dhanti lexime të reja të veprës sate. E ndoshta profesionistët kanë me i dhënë të drejtë këtij formulimit tim thellësisht amator (pra shqip: dashtunor), i cili ndjen në tingujt e tu po atë mistikë shqiptare që ndëlgon në fjalët e Kadaresë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
Dhjetë vjet vetmi: Bota letrare, një dekadë pa Marquezin
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën