LAJMI I FUNDIT:

Kur do të përfundojnë autostradat Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër?

Kur do të përfundojnë autostradat Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër?

Ndalesa disamujore e ndërtimit të autostradës Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër është rezultat i gabimeve në projektim, moszgjidhja në kohë e çështjeve juridike-pronësore në autostradën e parë, si edhe zhvendosja e trasesë në autostradën e dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo bëhet e ditur nga takimi i kryeministrit Zeaev me ambasadorin kinez, Lin Lisje. Në lidhje me këtë, Zaevi paralajmëroi takim me projektuesin kinez dhe me palët tjera të përfshira në të dy projektet, për të zgjidhur këto probleme.


Të dy autostradat ndërtohen me një kredi prej 500 milionë $ të Eksim Bankës kineze. Auostrada Milladinovc-Shtip duhej të lëshohet në përdorim në maj të këtij viti, kurse Kërçovë-Ohër, në shkurt të vitit 2018.

Në ndërkohë, PSP-ja ka ngritur procedura parahetimore për mënyrën e tenderimit. Lënda ”Trajektorja” ka të bëjë me katër persona që ndërlidhen me këto autostrada./Telegrafi/