Emri Bugatti është sinonim i shpejtësisë, me modelet më të shpejta të të gjitha kohërave siç është rasti i Chiron Super Sport 300+, një prej veturave serike më të shpejta në botë që lëvizë me shpejtësi maksimale prej 490 kilometra në orë.

Kur prodhuesi francez zbuloi veturën e parë elektrike, të gjithë pritën të jetë një super-veturë me emetim zero të gazrave – mjaftueshëm që ta lë pas Tesla Model S, transmeton Telegrafi.


Por EV Bugatti i parë ka vënë emrin në diçka krejt tjetër: bashkoi forcat me kompaninë amerikane për prodhimin e skuterit elektrik, që lëvizë me shpejtësi maksimale prej 30 kilometra në orë.

2 50

Kompania me traditë 113-vjeçare është e njohur për modelet e suksesshme si Veyron dhe Chrion që lanë pas çdo veturë tjetër – sa i përket shpejtësisë.

3 37

Madje spekulohej se së fundmi do të prezantohet një hiper-veturë e elektrifikuar, që kur ka arritur partneritet me kompaninë kroate Rimac në krye të cilës është Mate Rimac.

4 35

Megjithatë, mjeti i parë elektrik që do të dalë në treg do të jetë skuteri që u zhvilluar dhe prodhua nga kompania me seli në New York e njohur si Bytech International, që bashkoi forcat me Bugatti.

5 27

Ky skuter me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojë 35 kilometra, kurse për t’u mbushur plotësisht bateria nevojiten deri në katër orë. /Telegrafi/

6 22