LAJMI I FUNDIT:

Kur problemet me stomakun janë shenjë e coronavirusit: Qe si të jeni të sigurt!

Kur problemet me stomakun janë shenjë e coronavirusit: Qe si të jeni të sigurt!

Nëse keni gazra, fryrje të stomakut ose siklet në stomak, kjo ndoshta shkaktohet nga ushqimi që keni ngrënë

Pos tejngopjes, zgjedhjes së keqe të ushqimit dhe të pijeve dhe ftohjes, problemet me stomakun mund të jenë edhe simptomë e coronavirusit.


Qendra Amerikane e Kontrollit dhe e Preventivës së Sëmundjeve që në muajin korrik ka komunikuar se më shumë se 59 për qind e pacientëve me coronavirus ka së paku një simptomë gastrointestinale, transmeton Telegrafi.

Si të jeni të sigurt se a tregojnë coronavirusin problemet me stomakun?

Dr. Ann Messer thotë që dhembja e barkut pa kurrfarë simptomash të tjera rrallë është shenjë e coronavirusit.

Nga ana tjetër, nëse e ndjekin këto simptoma, janë shanse të mëdha që fjala është për Covid-19: 1.

Simptomat më serioze

Nëse shfaqen të përziera në stomak, vjellje apo diarre, kjo tashmë do të mund të jetë një ndër shenjat e coronavirusit, thekson dr. Seema Sarin, transmeton Bestlifeonline.

2. Humbja e shqisës së shijes dhe aromës

Kjo nuk do të ndodhë bash ashtu. Është e njohur që fjala është për një ndër treguesit kryesor të coronavirusit.

3. Probleme me stomakun para racionit

Nëse ndieni probleme me stomakun pas ngrënies, ajo është tërësisht normale dhe shkaktari është i qartë – ngrënie e tepërt apo zgjedhje e keqe e artikujve ushqimorë.

Mirëpo, simptomat nuk do të duhej të shfaqeshin para ushqimit, siç janë djegësira dhe ndjenja jo e mirë.

Nëse, me gjithë këto që i theksuam, nuk i keni respektuar masat epidemiologjike apo keni qenë në kontakt me persona të infektuar, do të duhej që sa më parë të bëni testin e coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori