LAJMI I FUNDIT:

Kur Papa nuk dëshiron që dikush ta puthë unazën e tij (Video)

Kur Papa nuk dëshiron që dikush ta puthë unazën e tij (Video)

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet Papa Françesku i cili vazhdimisht tërheq dorën e tij, derisa besimtarët përpiqen për të kryer një shenjë tradicionale respekti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Papa u përshëndet me besimtarët në vendin e pelegrinazhit italian të hënën në Loreto.


Por ai nuk dukej i gatshëm t’i lejonte ata për të puthur unazën e tij – argjend i thjeshtë me një kryq – simboli i shenjtë i bashkimit të Papës në Kishë.

Një ndihmës i Vatikanit ka thënë se ai kishte qenë ‘i kënaqur’ nga të gjitha reagimet, duke komentuar edhe gjestin për puthjen e unazës: ‘ndonjëherë i pëlqen, ndonjëherë nuk e bën. Është vërtet aq e thjeshtë kjo’. /Telegrafi/