LAJMI I FUNDIT:

Kur një person është në vështirësi, mos thuaj këtë fjali – Cilat fraza duhet të shmangni

Kur një person është në vështirësi, mos thuaj këtë fjali – Cilat fraza duhet të shmangni

Kur një person i afërt na rrëfen për përvojën e tij negative, duhet të shmangim frazat e mëposhtme

Kur një mik, anëtar i familjes, partneri ose kolegu gjendet në një situatë sfiduese, ose përballet me një përvojë negative, shumica prej nesh do të dëshirojnë ta dëgjojnë personin, të tregojnë durim, ta kuptojnë atë.


Megjithatë, kur mendojmë se pritet nga ne të japim këshilla, shumica përdorin fraza të tilla si – “mendo pozitivisht dhe do të bëhet më mirë”, ose “kush e di pse ashtu është mirë”, transmeton Telegrafi.

Përse nuk duhet t’i themi frazat e këtilla dikujt që vuan ose është në vështirësi, mu atë këshillën – kush e di se ashtu është mirë. Për shkak se ajo fjali na privon që në çfarëdo mënyre ta kuptojmë situatën.

Pra, as që e kuptojmë si kemi rënë në një situatë të tillë, cilat janë ato zgjedhje të këqija, cilat janë ato paragjykime, cilat janë ato bindje të ngurta jetësore. As që e kuptojmë çfarë duhet të përmirësojnë herën tjetër, por shpresojmë se do të jetë mirë për diçka.

Njerëzit nuk i pëlqejnë këshillat e tilla të menjëhershme. Ankesat njerëzore duhet të respektohen. Këshilla e psikologëve është që të mos u jepni kurrë njerëzve përgjigje të tilla lakonike, sepse mund t’i zemërojë ata.

Gjithashtu, psikoterapeutët tregojnë edhe për mënyrën se si duhet të sillemi me të tjerët, por edhe me veten, pra si të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin:

– Problemi është se ne jemi të ngurtë në interpretimin tonë ndaj vetes e të tjerëve dhe shpesh është e vështirë që ta pranojmë këtë. Shoku ynë mund të jetë egoist, ai mund të jetë xheloz… Gjithçka është në rregull. Ata janë të gjithë njerëz – njerëzit duhet t’ duam. Siç jemi, duhet të përpiqemi vazhdimisht të rritemi, të punojmë. Jo për të gjykuar veten, as të tjerët, por të njohim mirë veten dhe të tjerët dhe të përpiqemi të rritemi së bashku.

Herën tjetër që do të jeni në një situatë ku po flisni me dikë që po përballet me një sfidë, problem ose një përvojë të keqe, përpiquni ta kuptoni. Kjo mund të jetë shumë më efektive sesa t’i trgoni fraza që mund ta shqetësojnë më tej. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori