LAJMI I FUNDIT:

Kur një mashkull ka një mungesë testosteroni: Qe se si ndikon në shëndet një çekuilibër hormonal!

Kur një mashkull ka një mungesë testosteroni: Qe se si ndikon në shëndet një çekuilibër hormonal!

Te meshkujt, hormoni kryesor është testosteroni, i cili prodhohet në testikuj

Është një hormon përgjegjës për zërin e thellë mashkullor dhe rritjen e qimeve të fytyrës.


Prodhimi i testosteronit zakonisht rritet gjatë pubertetit dhe zvogëlohet pas moshës 30 vjeç, transmeton Telegrafi.

Ja se çfarë duhet të dini rreth testosteronit dhe si një çekuilibër mund të ndikojë në shëndetin tuaj.

Çrregullimi hormonal te meshkujt

Një sasi e caktuar e testosteronit që qarkullon në sistemin e qarkullimit të gjakut shndërrohet në estrogjen (estradiol). Te meshkujt, estradioli është përgjegjës për rregullimin e epshit, funksionin e ereksionit dhe prodhimin e spermës.

Për meshkujt analiza bëhet kur mund të jenë infertil apo nuk janë në gjendje të mbajnë ereksionin; kur janë djem me pjekuri seksuale të hershme apo të vonuar (puberteti).

Nivelet e ulëta të testosteronit mund të ndikojnë në sferën seksuale pasi shkakton:

– Zvogëlim të dëshirës seksuale
– Ereksion spontan më pak të shpeshtë
– Impotencë apo ereksion të dobët
– Infertilitet

Megjithatë, pacienti mund të ketë dhe një sërë problemesh të tjera si rritje të yndyrës në trup, reduktim të energjisë dhe rritje të ndjesisë së lodhjes, zvogëlim të masës muskulore, depresion dhe rënie të vetëvlerësimit, anemi, osteoporozë, çrregullime të gjumit.

Ndërsa simptomat e mësipërme janë brenda kufijve të caktuara që konsiderohen si aspekt normal i moshës, në disa pacientë mund të jenë sinjal i një sëmundjeje si për shembull: një reagim ndaj një ilaçi të caktuar, sëmundja e tiroides, depresioni i madh, abuzimi me alkoolin.

Mënyra më e mirë për të diagnostikuar një testosteron të ulët është përmes një analize gjaku, por duhet të keni parasysh se rezultatet e ulëta mund të kenë disa shkaqet që nga kanceri në vezore apo testikuj deri tek hipogonadizmi.

Është normale të shqetësohesh në rastin e niveleve të ulëta, por zvogëlimi gradual është pjesë e plakjes. Në rast se dyshoni shkaqe të tjera duhet të flisni me mjekun tuaj.

Ku ndikon konkretisht niveli i ulët i testosteronit tek meshkujt?

Së pari ndikon tek kockat, i bën ato më të brishta dhe më të prirura për thyerje. Disa nga ndryshimet që mund të ndodhin nga testosteroni i ulët janë edhe simptoma jospecifike si për shembull nervozizmi i lehtë, ndryshimet në humor, përqendrimi i dobët, ndjenja e lodhjes dhe të pasurit më pak energji.

Një nga funksionet e shumta të testosteronit është të ndihmojë në prodhimin e spermës. Pra nëse nivelet e këtij hormoni janë të pamjaftueshme, atëherë do të ketë problem në prodhimin e spermës në sasi dhe në cilësi, gjë e cila është shkaku më i shpeshtë i sterilitetit mashkullor.

Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të niveleve të ulëta të testosteronit?

Megjithëse mosha në rritje është shkaku më i zakonshëm i niveleve të ulëta të testosteronit, mund të ketë edhe shkaqe të tjera. Ndër to mund të përmendim ato më të shpeshtat: Diabeti, sëmundje të veshkave, sëmundje të mëlçisë, sëmundja obstruktive kronike e mushkërive (COPD), dëmtimet e testikujve, problemet e hipofizës, kimioterapia, radioterapia (terapia e rrezatimit), si dhe medikamentet kortizonike.

Kur duhet të testoheni për nivele të ulëta të këtij hormoni?

Së pari nëse meshkujt kanë probleme të ereksionit gjatë marrëdhënies seksuale. Testet duhet të bëhen edhe në rastet kur numri i spermatozoideve është i ulët gjatë ekzaminimit mikroskopik të spermës. Një tjetër situatë në të cilët duhet të bëni ekzaminimet përkatëse është edhe kur kemi rënie flokësh, humbje të masës muskulore dhe osteoporozë.

Por, shkaku i këtyre simptomave mund të jenë edhe kushte të tjera mjekësore. Prandaj përpara se të fillojë trajtimi specifik duhet bërë një diagnozë e saktë diferenciale.

Testet për nivelet e testosteronit bëhen në mostrat e gjakut herët në mëngjes kur nivelet e testosteronit janë më të larta. Nivelet e testosteronit në gjak duhet të interpretohen nga mjekët specialiste (endokrinolog, urolog, androlog) në raport edhe me situatën klinike që paraqet pacienti pasi jo të gjithë kanë nevojë për trajtim.

Si duhet trajtuar ky problem?

Trajtimi synon të rrisë nivelet e testosteronit në gjakun e individit të prekur nga ky problem. Studimet tregojnë se kjo rritje e testosteronit mund të forcojë muskujt, të rrisë dëshirën seksuale, të mbrojë kockat.

Trajtime të tilla mund të kenë efekte të ndryshme nga njëri pacient tek tjetri, kështu që është e vështirë të parashikohet rezultati i trajtimit për çdo individ. Trajtimet janë të formave të ndryshme, në formë injeksionesh muskulore, në formë xheli ,ose flastra që ngjiten në lëkurë.

Cilat janë efektet anësore të terapisë me testosteron?

Megjithëse terapia me testosteron është mjaft e aplikuar, rreziqet dhe përfitimet e kësaj terapie vazhdojnë të mbeten objekt i studimeve të vazhdueshme.

Testosteroni nuk duhet të aplikohet tek personat që vuajnë nga kanceri i prostatës sepse rreziqet i tejkalojnë përfitimet. Efekt anësor i kësaj terapie mund të jenë puçrrat në fytyrë (aknet), rritja e numrit të qelizave të kuqe të gjakut (eritrocitet), ënjtje të këmbëve. Mekanizmi i këtyre efekteve anësore nuk është ende i njohur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori