Akullorja nuk është zgjidhja më e mirë për fëmijën tuaj. Kështu mendojnë mjekët, që japin sugjerimet e tyre nëse ju vendosni që herë pas here t’i falni fëmijës kënaqësinë e një akulloreje.
Sipas tyre fëmijët mund ta provojnë akulloren për herë të parë vetëm pasi mbushin një vjeç. Deri në këtë kohë fëmija juaj do të ketë provuar sadopak produkte të tjera të qumështit, si djathë apo gjizë. Kjo do t’ia bëjë atij më të lehtë eksperiencën me një tjetër ushqim që ka për bazë qumështin.
Nëse fëmija juaj është intolerant ndaj laktozës, atëherë larg akulloreve. Mund t’i jepni në vend të këtyre një ëmbëlsirë tjetër apo një akullore me lëng frutash.
Nuk është ide e mirë që të blini akullore për fëmijën tuaj të vogël tek vendet ku nuk ofrojnë standarde të larta higjienike dhe nuk janë të sigurta, duke rritur probabilitetin për ndonjë infeksion të mundshëm. Përpos këtyre, këto ambiente nuk ofrojnë siguri në ruajtjen e akullores.
Veç të tjerash akullorja përmban sheqerna të shtuar dhe është e lartë në yndyra të cilat nuk janë shumë të mira për fëmijën tuaj. Kështu që nuk rekomandohet që t’i jepni vazhdimisht akullore gjatë ditëve të verës.
Që ta kuptoni më mirë, sasia e tepërt e akullores shkakton tek fëmijët:
– prishje të dhëmbëve
– rrit probabilitetin që fëmija juaj të shkojë mbipeshë
– mund të inkurajojë dashurinë për ushqimet e ëmbla…
Në vend të akullores:
Jepuni ushqime të tjera, më të shëndetshme! Përpiquni t’i gatuani vetë në shtëpi. Për shembull më mirë se një akullore mund të jetë edhe kosi i ngrirë. Është shumë i mirë për fëmijën dhe ju mund ta përgatisni vetë duke e kontrolluar sasinë e sheqerit.
Produktet komerciale përgjithësisht janë shumë më të ëmbla. Dhe ju e dini që sheqeri i tepërt është mirë të shmanget për fëmijët e vegjël!
Ju mund të përgatisni edhe një lëng frutash të freskët. Dhe mos harroni se ka një teori sipas të cilës zakonet e të ushqyerit formohen në moshë të vogël.
Më shumë gjasa shijet që fëmijët do të provojnë në moshë të hershme do të jenë ato që do të mbizotërojnë kur ata të rriten. Ndaj kushtojini shumë rëndësi asaj se çfarë fëmijët konsumojnë në vogëli!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Ç’është bukuria e brendshme?
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?
Kur fëmija ka dhimbje koke
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit