LAJMI I FUNDIT:

Kur kapadainjtë e udhëheqin sportin e Prizrenit

Kur kapadainjtë e udhëheqin sportin e Prizrenit

Të padijshmit, thuhet kudo në Evropë, nuk duhet të vijnë në shprehje që të udhëheqin ndonjë institucion. Por, kjo nuk vlen për shqiptarët. “Budallait liroja rrugën”, thonë ata, ani pse ai e merr në qaf një popull. Kjo thënie vlen edhe për zyrtarët e sportit në Prizren, të cilët pa fije turpi vazhdojnë të udhëheqin “Lirinë” që është në gjendje të mjerueshme – si kurrë më parë.

Filluan me premtime të mëdha se do të bëjnë një ekip model, se do të bazohen në lojtarë nga qyteti pasi që, sipas tyre, është bërë një “dëm i madh” prej menaxhementit të mëparshëm duke sjellë të “huaj”.


E sollën një trajner të qytetit – Bedredin Gjinalin – i cili u pa si personi që do të krijojë një ekip të mirëfilltë. Por, ndeshja e parë tregoi se fundi i Kampionatit do ta gjente “Lirinë” në fund të pusit. Pas disa javëve e shkarkuan. Dhe, për disa xhiro, në “krye” të klubit erdhi Gzim Hasi. Edhe ky, si i pari, shkoi ashtu siç erdhi.

Bujë e madhe u bë kur zbarkoi trajneri Vincenzo Alberto Aness, i cili pos që u bë strategu i parë italian që erdhi në Kosovë, ishte edhe i pari që u shkarkua përmes protestave të tifozëve dhe të ndërhyrjes së politikës. I fundit është Erdogan Celina, i cili po vargon humbjet e njëpasnjëshme dhe vështirë se do të mund ta mbajë klubin 89-vjeçar në shoqërinë e klubeve elitare kosovare.

Por, shkaktarët e vërtetë të gjendjes së klubit nuk janë të lartcekurit sa janë kreu i Komunës, Drejtoria e Sportit e deri te kryetari i klubit.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dikur premtonte se me Mytën (Mytaher Haskukën) si kryetar i Prizrenit, do ta mbysim nepotizmin, korrupsionin, hajninë… sportin!? Këtë të fundit, sportin, nuk e ka përmendur, pasi që do të ishte përmbushja e vetme e shumë premtimeve të të parit të Komunës.

Tash dikush do të thotë se politika me sportin nuk përzihet, por në vendin tonë edhe ajri është i politizuar.

NISMA e VV bënë marrëveshje edhe se kush do të udhëheq me një ndër klubet më të vjetra, të cilit i ka mbetur vetëm lavdia e dikurshme e asgjë më shumë. Pas shumë “pazareve”, sollën në krye të klubit një kryetar si Iljaz Iljazin, i cili deri tash ka dështuar krejtësisht në menaxhim. Ai ka shkarkuar tre trajnerë dhe nuk është çudi nëse do ta shkarkojë edhe të fundit dhe se do ta drejtojë vet anijen e fundosur. Solli në ekip, si “super” përforcime, këngëtarë e kuzhinierë e çka tjetër… që i largoi pas pak muajve sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por, vetveten nuk do ta largojë ndonjëherë, pasi mendon se është i pagabueshëm dhe se si ai nuk ka të tjerë.

Do t’ia dinim Iljazit për nder që sa më shpejt të largohet, me shumë “menaxherë” të tjerë, pasi veç kështu do t’i shkaktonin më pak dëme klubit të 200 mijë qytetarëve. Kjo do të hapte rrugë që të vinin njerëzit që do të investonin dhe nuk do ta shihnin ekipin si një vend për të marrë një pagë mujore e për ta plaçkitur.

Në Prizren ka njerëz që ia dinë vlerën e ekipit dhe që do ta drejtonin atë më mirë, ani pse tashmë gjithçka duket shumë vonë. Por, më mirë vonë se sa kurrë.

Në trend

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori